Kosova
Situatë alarmante me zjarret në Rugovë
Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë rajonin e Bjeshkëve të Rugovës dhe si pasojë e temperaturave të larta nuk po arrihet të mbahet nën kontroll. FSK ka evakuuar banorët nga zonat, ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po rrezikon jetën, përcjell albinfo.ch.
Banorët e kësaj treve kanë treguar për ‘Radio 1’ se, Ushtria e Kosovës së bashku me Policinë e Kosovës dhe me pjesëtarët amerikanë të KFOR-it kanë larguar banorët e disa pjesëve të Rugovës, ku zjarri u është afruar shumë shtëpive të banimit.
Ata janë nisur drejt qytetit të Pejës. Vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive.
Ndërkohë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që vetëm personat zyrtarë të vizitojnë zonat ku zjarri nuk ka mundur të vihet nën kontroll.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë















