Kosova

Osmani takohet me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it

Bisedohet për situatën në veri

Mësohet se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it. Siç raportojnë mediat e Kosovës, në këtë takim është duke u diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, takimi nuk është duke u zhvilluar në presidencë, mirëpo në një vendndodhje tjetër dhe është i mbyllur për media. Kujtojmë se dy ditë më parë presidentja Osmani zhvilloi takime të ndara edhe me krerët e partive opozitare.

 

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës, ku për orë të tëra gjatë gjithë ditës së diel u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të mëdha armatimi.