Lajme
Situata në kufij, fluks në Merdar dhe në Vërmicë

Ndryshe nga një ditë më parë, situata në të gjithë pikë kalimet kufitare të Kosovës paraqitet më e qetë, thuhet në raportin e Qendrës Kufitare, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdar, ku në hyrje pritjet shkojnë deri në gjysmë ore dhe kolona e mjeteve është 120 metra. Ndërsa në dalje situata është më e rëndë, pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa kolona e mjeteve është deri në 300 metra.
Nga ana tjetër, në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së enjtes është vënë re fluks më i madh. Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 200 metra.
Te Dheu i Bardhë në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 50 minuta.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.
Fluksi në disa nga pikat e kalimit kufitar:
Hyrje (min) Dalje (min)
Merdare 20-30 70-90
Jarinje 05-10 05-10
Mutivodë 03-05 03-05
Dheu i Bardhë 15-20 40-50
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit