Kosova
Situata me zjarret në Kosovë është përmirësuar
Pas një dite të rënduar me dhjetëra vatra zjarri në të gjithë vendin, situata në Kosovë duket se është përmirësuar. Agjencia e Menaxhimit Emergjent njoftoi se gjatë 12 orëve të fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të zjarreve, me vetëm një vatër aktive të mbetur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, transmeton albinfo.ch.
Agjencia theksoi se përhapja e zjarreve ishte përshpejtuar dje nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, duke sjellë rrezik të lartë për sigurinë publike dhe dëme të konsiderueshme në bujqësi e natyrë.
Një zjarrfikës ka mbetur i lënduar në Ferizaj gjatë përpjekjeve për të shuar flakët, ndërkohë që Qendra Operative e Agjencisë kishte raportuar 101 raste të zjarreve vetëm në gjashtë orët e pasdites së djeshme. Prej tyre, 48 ishin ende aktive në atë moment, ndërsa 53 ishin lokalizuar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi situatën si “të vështirë” dhe bëri thirrje për veprim të shpejtë dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet. Ajo deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës është në gjendje të plotë gatishmërie dhe e gatshme për të ndërhyrë menjëherë në ndihmë të autoriteteve lokale apo qendrore.
Një prej ndërhyrjeve më të rëndësishme ndodhi në fshatin Zasellë të Mitrovicës, ku u angazhua edhe një helikopter i misionit të NATO-s, KFOR, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në terren të vështirë.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të raportojnë çdo rast zjarrvënieje në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192. Sipas saj, shumica e zjarreve masive në vend shkaktohen nga pakujdesia ose veprime të qëllimshme të njerëzve.
Dëmet e shkaktuara nga zjarret ende nuk janë të dokumentuara plotësisht, por pamjet e publikuara në rrjete sociale gjatë ditëve të fundit tregojnë fusha të tëra gruri të kapura nga flakët, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











