Kosova
Situata me vërshimet në Kosovë mund të shkojë drejt përkeqësimit
Gjendje e rënduar në Kosovë si pasojë e vërshimeve
Qeveria e Kosovës ka ndarë informata lidhur me gjendjen në disa prej komunave më të prekura nga vërshtimet të enjten, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se u bë e ditur që gjendja më e rënduar është në Klinë, ndërsa Istogu, Mitrovica dhe Skenderaj po shkojnë drejt stabilizimit.
“Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna. Situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgojmë përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth”, u tha në njoftimin Qeverisë.
Nga Qeveria thonë se janë mobilizuar së bashku me FSK-në, policinë e zjarrfikësit që t’u ndalin në ndihmë qytetarëve. Atyre u apelohet të thirrin në numrin 112 në rast nevoje.
Por gjendja mund të shkojë drejt përkeqësimit, pasi reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe sot.
IHMK-ja paralajmëroi se ditët në vijim do të këtë situatë të vështirësuar hidrometrologjike.
Sipas meteorologëve, reshjet e shiut pritet të pushojnë tek në orët e pasdites.
Bashkim Kastrati, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, tha se sasia e reshjeve është jashtë normales.
“Sasia e reshjeve mesatare gjatë këtyre ditëve është 70 deri në 100 milimetra, ndërsa në komunën e Junikut reshje ka pasur deri në 150 milimetra. Kjo sasi e reshjeve është mbi mesatarën në këtë periudhë kohore, pra reshje të shiut. Dhe pashmangshëm këto kanë shkaktuar pasoja, fatmirësisht pa pasoja në njerëz”, tha Kastrati në Klan Kosova.
Disa komuna, përfshirë Mitrovicën, Skenderajn dhe Klinën, kanë vendosur që të premten të mos zhvillohet mësimi në shkollat fillore dhe të mesme për shkak të gjendjes së rënduar, të krijuar si pasojë e vërshimeve.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












