Kosova
Situata aktuale pandemike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 48.905, nga 172.155 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.256 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, në Shqipëri, që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus, janë konfirmuar 53.003 raste, prej tyre 28.121 janë shëruar, 23.794 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1088 persona.
Ndërsa, Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 357 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 78.305, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 18 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.292. Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 54.034, përfshirë 689 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 21.979. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











