Tematike
Sistem i ri për mësimin e gjuhës nga të huajt
Projektet pilot në këtë drejtim tashmë janë lancuar në kantonet Solothurn, Aargau dhe Vaud
Zyra Federale për Migracion ka prezantuar sot një sistem të ri që do tu ndihmojë migrantëve në mësimin e gjuhëve të vendit
Sistemi që mban emrin “fide” është disenjuar ashtu që t`u përshtatet nevojave specifike të integrimit, ka bërë të ditur BFM, njofton swissinfo.ch. shkronjat “fide” janë shkurtesë për “frëngjisht, italisht, gjermanisht në Zvicër – mësim dhe vlerësim” (“Französisch, Italienisch, Deutsch in der Schweiz – lernen, lehren, beurteilen”).
Sipas ministres Sommaruga, kostoja e mosintegrimit do t`i kushtonte Zvicrës më shumë se sa shpenzimet për nxitjen e integrimit. Ajo ka shtuar se ky sistem do të ndihmojë migrantët që të orientohen më mirë në jetën e përditshme në Zvicër. Ndër të tjera, ata do të fitojnë kompetenca gjuhësore që u nevojiten për një vizitë te mjeku ose për të marrë pjesë në një mbledhje prindërish.
Projektet pilot në këtë drejtim tashmë janë lancuar në kantonet Solothurn, Aargau dhe Vaud. Ndërsa tash, sipas BFM-së bëhet fjalë për një punë të përbashkët në mes të kantoneve dhe ofruesve të kurseve për implementimin e standardeve të reja.
Federata dhe kantonet, duke filluar nga viti 2014 do të unifikojnë përpjekjet për integrim dhe do të rrisin buxhetin për këtë destinim nga 86 në 110 milionë franga. Stimulimi i mësimit të gjuhës përbën elementin kryesor të programeve kantonale për integrim. Të huajt nga shtetet jashtë BE-së dhe EFTA-s që duan të vijnë në Zvicër te partnerët e tyre martesorë në të ardhmen duhet të dëshmojnë njohjen e njërës nga gjuhët e vendit, ose duhet të regjistrohen në një kurs të gjuhës.
Po kështu edhe leja e qëndrimit për të huajt në të ardhmen do tu jepet ose do tu zgjatet vetëm atyre që njohin njërën nga gjuhët e vendit.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










