Lajme
Kthehet nga diaspora për të investuar në vendlindje
Muharrem Salihu, biznesmeni që ua riktheu shpresën shqiptarëve të Medvegjës dhe Luginës
Sipërmarrësi shqiptar, Muharrem Salihu, është një rast unik i një afaristi të suksesshëm në Itali, i cili rikthehet në origjinë. Ai pas shumë vjetësh nëpër Evropë dhe i stacionuar me biznesin e tij në Venecia, u rikthye në vendlindjen e tij, Medvegjë, transmeton albinfo.ch.

Ai në një intervistë për mediat shqiptare tha se ka bërë hapin gjigand, duke investuar pikërisht në Medvegjën e boshatisur nga shqiptarët.
Ai po e drejton kompaninë “Medinvest shpk” në Medvegjë, në sektorin e tekstilit, ku ka bërë investime të mëdha, duke blerë një hapësirë prej 3 mijë metrave në zonën industriale. Por fokusi i tij është edhe tek kompania e tij tjetër “Mela Holding Group” në Itali, ku është kryetar i bordit drejtues. Njëkohësisht dhe drejtues i suksesshëm i disa bizneseve në fushën e turizimit dhe sektorit imobiliar.

Në punën e tij, krahas parimeve të të drejtës, të korrektesës, të tolerancës apo të respektit mes bashkëpunëtorëve dhe kolegëve, udhëhiqet edhe nga atdhedashuria dhe fisnikëria për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij të Medvegjës. Shembulli më i mirë për këtë është investimi më i fundit disa miliona euro që z. Salihu realizoi me themelimin e ndërmarrjes së prodhimit të çorapeve në Medvegjë.
Sfida e radhës e zotit Salihu është përmirësimi i kushteve të jetesës së bashkëqyterarëve të tij. Për të realizuar këtë objektiv jetik për ne shqiptarët, ai po bashkëpunon prej vitesh me kolegë të tij investitorë nga vende të ndryshme evropiane, për hapjen e vendeve të punës në Medvegjë, po punon fort për të forcuar shpresën dhe për të rritur besimit te shqiptarët e Serbisë, se jetët e tyre mund të përmirësohen dhe të drejtat e tyre do të respektohen, nëse ka vullnet e përpjekje.
Shiko videon më posht
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












