Lajme
Sipas Prokurorisë: Astrit Dehari bëri vetëvrasje
Sipas Prokurorisë rajonale të Prizrenit, të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë se ky rast ishte vetëvrasje
Dy javë pas vdekjes tragjike të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, është publikuar autopsia e mjekoligjorëve, e cila tregon se i ndjeri, A.D ka bërë vetëvrasje me një mjet të fort që i ka shkaktuar asfiksi (ndalje të frymëmarrjes). Sipas autopsisë që e publikoi Prokuroria, asnjë njeri nuk është i dyshuar për vdekjen e Deharit, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha ka thënë se të gjitha provat tregojnë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.
“Pas një hetimi gjithëpërfshirës dhe të plotë dhe pas pranimit të raportit të autopsisë ne si prokurori fillimisht kemi ftuar përfaqësuesin ligjor të të ndjerit Dehari dhe prindërit e tij, për ti njoftuar me rezultatet e hetimit. Nga raporti i autopsisë rezulton se vdekja e të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike (mbyllja ose bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes), si pasojë e dëmtimeve të vetëshkaktuara, të cilat kanë qenë të shkoqëruara me gjakderdhje të jashtme”, tha Hoxha.
Rezultatet e analizave toksikologjike për barna e droga, të kryera gjatë autopsisë dhe pas saj, rezultojnë të jenë negative.
“Gjatë procesit hetimor, deri më tani janë marrë në pyetje 17 persona, nga të cilët janë ri-marrë në pyetje katër prej tyre dhe janë ekzaminuar të gjitha dëshmitë e sekuestruara nga vendi i ngjarjes, të cilat do t’ia dorëzojmë së shpejti përfaqësuesit ligjor të familjes Dehari. Nga dëshmitë e siguruara deri më tani, nuk është dhënë asnjë dyshim i mundshëm për ndonjë përleshje fizike apo probleme në mes të paraburgosurve dhe oficerëve me tani të ndjerin Dehari”, tha kryeprokurori rajional.
Nga monitorimi i kamerave të sigurisë nga hetuesit policor, sipas tij, janë evidentuar të gjitha lëvizjet e të gjithë të paraburgosurve, duke përfshirë edhe Astrit Deharin dhe lëvizjet e oficerëve korrektues nga mëngjesi i datës 05.11.2016 deri në mbrëmje “dhe në asnjë rrethanë nga ora 14:00 deri në ora 15:00 nuk është vërtetuar ndërhyrje/lëvizje nga faktori i jashtëm në dhomën A3 ku është gjetur tani i ndjeri Astrit Dehari”.
Sipas Sylë Hoxhes, deri në këtë fazë të hetimeve, siç edhe është përshkruar më lartë, “nuk është gjendur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje nga faktor të jashtëm që rezulton me lëndimin apo dëmtimin fizik të tani të ndjerit Astrit Dehari dhe nuk kemi asnjë person të dyshuar për vepër penale apo që mund ta ketë shkaktuar vdekjen”.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












