Lajme
Sipas Policisë: Në Strugë është vrarë shefi i prostitucionit ballkanik
Dilaver Bojku, 55 vjeçar, është qëlluar në kokë nga afërsia parmbrëmë vonë në qytetin jugor, Strugë. Sipas policisë maqedonase, ai për vite me radhë kishte detyruar qindra femra nga disa vende ballkanike që të merren me prostitucion
Dilaver Bojku, i ekzekutuar dy ditë më parë në Strugë, nga Policia e Maqedonisë apostrofohet si “bosi i prostitucionit”, i cili për vite me radhë kishte detyruar qindra femra nga disa vende ballkanike që të merren me prostitucion. Bojku me nofkën “Leku”, është vrarë nga një person i panjohur në një lokal që ishte pronë e tij, raporton agjencia AP nga Shkupi.
Dilaver Bojkiu, 55 vjeçar i lindur në Veleshtë, është qëlluar në kokë nga afërsia parmbrëmë vonë në qytetin jugor, Strugë. Zëdhënësi i policisë, Stefan Dimoski, i tha dje kësaj agjencie se personi i armatosur ka ikur nga vendi i krimit, derisa po bëhet përpjek për ta kapur.
Bojku ishte organizator i dënuar i prostitucionit, por në vitin 2003 ia doli të ikte nga burgu në Strugë. Qeveria amerikane ka ofruar shpërblim për informacion, që mund të çonte në arrestimin e tij dhe ai së shpejti është burgosur në Mal të Zi, prej nga ai kishte planifikuar të fluturonte për në Brazil.
Në fund të vitit 2003 ai u ekstradua në Maqedoni dhe u dënua me 3 vjet e tetë muaj burg. Pasi e vuajti dënimin, Dilaver Bojku u kthye në strugë ku e udhëhiqte një restorant.
Ndryshe, Dilaver Bojku, si i ri kishte qëndruar në Zvicër, ku punoi në ndërtimtari, ndërsa në vitet 80-ta kthehet në Maqedoni. Këtu ka hapur klube nate, ku janë ofruar edhe shërbime joligjore pothuajse në të gjitha qytetet më të mëdha, si në Shkup, Ohër, Strugë, Gostivar, Manastir, si dhe në disa fshatra.
Sipas medias ballkanike, por edhe atyre botërore, ka qenë një nga personazhet më të njohura ballkanikë në fushën e krimit të organizuar dhe transnacional, i specializuar për tregtinë me të ashtuquajturat “skllave të bardha” dhe kontrabandimin e emigrantëve, sidomos në vitet 90-të dhe në fillim të viteve 2000.
Ai ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia… dhe duke kontrabanduar në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë, afganë… Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega në Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet fletarrest ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











