Muzikë
“Siparantum” i artë në Tajlandë, fiton edhe Çmim Special për rrëfim mbresëlënës
Kori “Siparantum” nga Kosova ka shkëlqyer në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Tajlandë, duke fituar medaljen e artë në kategorinë “Mixed Adult Choir” dhe Çmimin Special për rrëfim mbresëlënës, përcjell albinfo.ch.
Me 86,15 pikë, “Siparantum” u rendit në vendin e dytë në kategorinë e saj, duke u kualifikuar për garën finale për Çmimin e Madh (Grand Prix), së bashku me korin fitues “Medan Community” nga Indonezia. Çmimi kryesor iu dha korit indonezian “PSM-ITB”.
Veç suksesit teknik, juria ndërkombëtare vlerësoi veçanërisht aftësinë e “Siparantum” për të shpalosur rrëfime artistike me thellësi emocionale, duke e nderuar ansamblin me një çmim të veçantë.
Në këtë garë prestigjioze, kori nga Kosova interpretoi veprat “Amor io fallo” nga Jan van der Roost dhe “Pakëz në ëndërr dhe pakës në zhgjëndërr” të kompozitorit kosovar Baki Jashari.
Ky është edhe një sukses i rëndësishëm ndërkombëtar për muzikën korale nga Kosova.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













