Kosova
Sindikata e Policisë sot, në takim me Sveçlën
Sot, Sindikata e Policisë së Kosovës pritet të zhvillojë takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para disa ditësh, ku kanë paraqitur 14 kërkesa, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës.
Më poshtë janë kërkesat e paraqitura të Policisë së Kosovës:
Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet e tjera;
Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 për qind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;
Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;
Ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare;
Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;
Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;
Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;
Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët, jo në mënyrë selektive;
Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;
Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë vitit;
Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;
Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;
Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;
Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












