Kosova
Sindikata e aeroportit e fajëson kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovitë e shkaktuara
Mësohet se Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari’” e ka fajësuar kompaninë menaxhuese “Limak” për tollovinë e shkaktuar pasditen e kësaj të premte, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi, potencon se kjo tollovi ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të punëtorëve dhe mospërgatitjes së “Limak-ut” për fluks të madh të fluturimeve.
“Këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulime janë gënjeshtra vetëm për ta larguar fajin nga Limaku. Limaku ka hyrë në sezone të fluturimeve pa u përgatitur, madje me numër të vogël të punëtorëve për shkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtorëve”.
‘’Më lejoni t’ju sqaroj si përfaqësues i punëtorëve se këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulimin e fluturimeve janë gënjeshtra, vetëm për ta larguar fajin nga ‘Limaku’. ‘Limaku’ ka hyrë në sezonin e fluturimeve pa u përgatitur, madje me numër të vogël të punëtorëve për shkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtorëve’’, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Sipas Latifit, arsyeja e pritjeve të gjata është fakti se janë vetëm dy punonjës në shërbimin e ‘’check-in’’.
‘’Arsyeja e pritjeve të udhëtarëve është numri i vogël i punëtorëve, ku vetëm dy punonjës në chech-ik shërbejnë një aeroplan, gjë që është jashtëzakonisht pak, andaj edhe vonesat eventuale që mund të shkaktohet janë pikërisht për këto arsye’’.
‘’Punëtorët janë të stërngarkuara me pushime vjetore të anuluara, të cilët po punojnë me orar të stër-ngarkuar e të gjata mbi 12 orë. Punëtorët e pakët në numër po ngarkojnë/shkarkojnë dhjetëra tonë bagazhe brenda një ndërrimi’’.
Mes tjerash, në komunikatë thuhet se Sindikata e kishin paralajmëruar një gjë të tillë më herët, por sipas tyre menaxhmenti i aeroportit i ka injoruar.
Ndryshe, një punëtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “Adem Jashari” është sulmuar sonte derisa ishte në detyrë në shërbim të udhëtarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, e cila ka dënuar këtë akt të ulët.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










