Gruaja
Sindi Arifi, jo vetëm e bukur, ajo bën edhe vepra të mira në Zvicër
Finalistja e “Miss Zvicra 2015” është angazhuar për t’ iu dalë në ndihmë personave të prekur nga sëmundja epidemike e lëkurës bullosa, apo në gjermanisht “Schmetterlingskrankheit”, njofton albinfo.ch.
Kandidatja me prejardhje shqiptare, Sindi Arifi, më 7 nëntor 2015 pretendon të zgjidhet femra më e bukur e Zvicrës. Por, ajo gjithashtu angazhohet për të bërë edhe vepra bamirësie. “Unë dëshiroj t’ i vetëdijesoj njerëzit rreth epidemisë së sëmundjes bullosa”, thotë Arifi për gazetën zvicerane “Blick”.
Arsyeja për këtë është Imanoli, vëllai i të dashurit të Sindit, Alvaro Spanier. Ky djalosh vuan që nga lindja nga bullosa, një sëmundje e pashërueshme, e njohur në popull si “sëmundja flutur”.
Lëkura e të prekurve është aq e ndjeshme sa krahët e një fluture. Dy deri në tre prej 100 mijë personave vuajnë nga kjo sëmundje.
Rreth kësaj sëmundje bukuroshja shqiptare me pasaportë zvicerane shpjegon: “Është një jetë e vështirë, e cila vazhdimisht të mban me shumë dhimbje”, shprehet Arifi.
Por Sindi, e cila vitin e kaluar ishte shpallur edhe “Miss Zvicra Frankofone”, është shumë e befasuar me shpirtin luftarak që e ka “kunati” i saj, Imanoli, transmeton albinfo.ch.
“Unë e admiroj Imanolin për shpirtin e tij luftarak. Që nga koha kur e njoh, nuk mbaj mend ndonjë ditë kur ai ishte me humor të keq apo ndonjëherë që është ankuar”, thotë ajo dhe pastaj shton: “Unë nuk mund të jetoja me këtë sëmundje”, përfundon Sindi Arifi
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste














