Lajme
Simpatizantët e PD-së helmohen në miting, dyshohet akt i qëllimshëm
Policia shqiptare dyshon se gjatë mitingut të Partisë Demokratike, pasditen e së shtunës, në turmën e njerëzve është hedhur një substancë kimike, që ka shkaktuar shqetësime shëndetësore tek pjesëmarrësit në tubim
Autoritetet në Tiranë kanë nisur një hetim të gjerë, nën dyshimin se në mitingun e Partisë Demokratike është hedhur qëllimisht një substancë kimike që ka helmuar disa nga mbështetësit e kësaj partie. Ky helm i ka ngjasuar një skenë krimi, pasi për katër orë rresht policia e Shtetit ka bllokuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Specialistët e krimeve, sipas mediave shqiptare, kanë nisur hetimet të mbështetur edhe nga prokuroria dhe Garda e Republikës.
Në vendngjarje mbërritën edhe kimistët e ushtrisë, të cilët, në bashkëpunim me ekspertët kriminalistë, u përpoqën të mblidhnin prova. Por, siç raporton TCH, gjatë hetimit preliminar, nuk gjetën asnjë sendiment të dyshimtë kimik.
Megjithatë, ekspertët kanë mbledhur prova të tjera rrethanore, përfshirë veshjet e simpatizantëve në miting, të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për t’iu nënshtruar analizave. Në hetime janë përfshirë edhe Drejtoria e Antiterrorit dhe Kundërzbulimi i Shërbimeve Inteligjente, pasi nuk përjashtohet as mundësia e ngjarjes me qëllim destabiliteti nga faktorë të jashtëm.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 76 persona të cilët janë paraqitur në spitalin francez, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, me shenja të helmimit (intoksikacion) si: skuqje, kruarje dhe djegie të syve, irritim në fytyrë dhe qafë, dhe në disa raste edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 76 të mbërriturit në spital në orët e para të mëngjesit të së dielës, deri në mesditë 9 persona kanë qenë të shtruar, ndërsa zyra e shtypit në QSUT raporton një tjetër shifër, që është e ndryshme nga Ministria e Shëndetësisë.
Mes pacientëve të prekur nga këto shqetësime ka qenë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili, sipas Partisë së Drejtësisë, është paraqitur në QSUT në orën 05.00 të mëngjesit të së dielës, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe u largua pas dy orësh.
Basha anuloi pjesëmarrjen në takimet e programuara gjatë së dielës në zonën e Lushnjës.
Burime nga spitali, por edhe Partia Demokratike, konfirmuan se simptoma të ngjashme ka pasur edhe vajza e vogël që Basha mbante në krah gjatë hapjes së fushatës, të shtunën pasdite.
“Kam folur me shumë prej të prekurve, fatmirësisht efektet janë anësore dhe të përkohshme, jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Presim zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata…Kjo nuk ishte tullumbace. Kjo nuk ishte tullumbace”, tha Basha duke njoftuar njëherësh se PD-ja do të bëjë analizën e saj për shkaqet që sollën shqetësimet shëndetësore.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












