Lajme
Simonazzi: Zvicra duhet t’i bashkohet Klubit Klimatik G7
Zvicra duhet t’i bashkohet Klubit Klimatik G7 për të reduktuar emetimet e CO2 në industri, ka thënë zëdhënësi i qeverisë zvicerane, André Simonazzi.
Simonazzi shpjegoi se qeveria ka lëshuar një mandat që do t’i lejojë Zvicrës të bashkohet me Klubin e Klimës gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në Dubai më 30 nëntor, shkruan swissinfo.
Ai specifikoi se pjesëmarrja zvicerane është e mundur për sa kohë që nuk ka pasoja financiare.
Ideja e Klubit të Klimës e ka origjinën nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë presidencës gjermane të G7 në vitin 2022.
Klubi supozohet të kontribuojë në arritjen e qëllimit të Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, teksa klubi u hap në dhjetor të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Tri shtyllat e klubit
Sipas një deklarate të përbashkët, Klubi i Klimës do të bazohet në tri shtylla: promovimi i veprimit ambicioz dhe transparent për klimën, transformimi i përbashkët i industrive për të çuar përpara dekarbonizimin dhe forcimi i përpjekjeve ndërkombëtare përmes partneriteteve dhe bashkëpunimit.
Pika e fundit është mbrojtja e kompanive nga vendet me objektiva ambicioze klimatike, duke shmangur konkurrencën e pandershme nga ato me standarde të ulëta mjedisore.
Përveç shteteve të G7, Gjermanisë, Francës, Italisë, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Evropian, Argjentina, Kili, Danimarka, Indonezia, Kolumbia, Luksemburgu, Holanda, Singapori dhe Uruguai po marrin pjesë gjithashtu.
Si një forum ndërqeveritar, Klubi i Klimës do të jetë i hapur për të gjitha vendet e angazhuara për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Parisit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













