Kultura
“Silentium Est Pax” e Memli Kelmendit, Premierë në Francë
Kjo vepër e kompozitorit të ri nga Kosova, më 16 shtator do të interpretohet në Les Musicales de Redon - Francë, nga ansambli "Ensemble Sottovoce" po ashtu nga Franca
Vepra “Silentium Est Pax” e kompozitorit të ri nga Kosova, Memli Kelmendit më 16 shtator do të interpretohet në Les Musicales de Redon – Francë, nga ansambli i mrekullueshëm “Ensemble Sottovoce” po ashtu nga Franca. Kompozitorë të njohur si Nobuya Momta (Jaoponi), Florent Gauthier (Francë) etj. kanë kompozuar për këtë ansambël.
“Kjo vepër është kompozuar muajin e kaluar dhe i dedikohet ansamblit “Sottovoce Ensemble” nga Franca. Nga përformancat e tyre që kam dëgjuar, më ka pëlqyer jashtëzakonisht tingulli që kanë dhe sidomos repertori i përzgjedhur. Besoj që shumë shpejt do të kemi video incizimin nga koncerti që do të mbahet këtë javë”, tha Memli Kelmend
Në këtë mbrëmje do të interpretohen vepra nga kompozitorë të njohur botërorë si Mozart, Byrd, Philips, Gjeilo, Bosc etj.
Më poshtë e gjeni të bashkangjitur linkun official nga ansambli Sottovoce, katalogun dhe spotin reklamues të këtij ansambli
https://www.ensemble-
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














