Lajme
Siguruesi zviceran përgatitet që dëmet e stuhisë të arrijnë vlerën mbi 75 milionë CHF
Gjysma e parë e vitit në Zvicër u karakterizua me reshje të dendura shiu dhe stuhi të shumta. Siguruesi Mobiliar pret dëme të larta nga stuhia prej mbi 75 milionë CHF për gjashtë muajt e parë të vitit 2024.
Mobiliar njoftoi të premten se stuhitë e forta të javëve të fundit kanë shkaktuar jo vetëm vuajtje të mëdha njerëzore, por edhe dëme të mëdha, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, rreth 47 milionë CHF nga kostot e stuhisë në gjysmën e parë të vitit ka të ngjarë të jetë për shkak të përmbytjeve dhe rreth 17 milionë CHF nga breshri.
Tutje, u tha se Mobiliar ka marrë më shumë se 13,500 raporte dëmi deri më tani dhe këto shifra ka të ngjarë të rriten, shkruan swissinfo. Mobiliar vlerëson dëmet që arrijnë në 32 milionë CHF për ngjarjet shkatërruese në Valais dhe Ticino vetëm në fund të qershorit.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese








