Shkurt.ch
Sigurimi i Invaliditetit, me 65 milionë franga humbje
Të hyrat që IV i ka realizuar gjatë vitit 2018 kanë qenë 9.2 miliardë franga ndërsa të dalat (shpenzimet) 9.3 miliardë franga
Sigurimi i Invaliditetit (IV) vitin e kaluar e ka përmbyllur me një deficit prej 65 milionë frangash. Kjo ka ndodhur pas disa vjetësh me radhë që IV kishte realizuar fitim. Shkak për këtë deficit është bërë rezultati negativ që kanë shënuar aksionet e investuara nga sigurimi në fjalë, bën të ditur Zyra Federale për Sigurime Sociale (BSV), shkruan srf.ch.
Kështu, të hyrat që IV i ka realizuar gjatë vitit 2018 kanë qenë 9.2 miliardë franga, ndërsa të dalat (shpenzimet) 9.3 miliardë franga, transmeton albinfo.ch. Një shkak tjetër për deficitin e përmendur ka qenë edhe fakti se në vitin 2017 kishte mbaruar financimi plotësues prej 1 miliard frangash, i ndarë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, të cilin IV e merrte për çdo vit.
Në vitin 2010, para fillimit të fnancimit të përmendur plotësues të IV, deficiti vjetor i këtij sigurimi ishte shumë më i madh, rreth 1 miliard franga. Kështu, në atë kohë IV i kishte pasur AHV-së rreth 15 miliardë franga borxh.
Borxhi aktual të cilin IV ia ka AHV-së, në fund të vitit 2018 ka arritur në 10.3 miliardë franga.
Në vitin 2018 IV ka paguar 248.000 pensione të invaliditetit, ose 1000 më pak se në vitin paraprak.
Në përgjithësi gjatë vitit 2018 në Zvicër nga IV kanë përfituar 433 mijë veta, përcjell albinfo.ch. Në këtë numër, përveç shfrytëzuesve të pensioneve, hyjnë edhe kontributet për masat e integrimit dhe kompensimet për personat pa mjete për jetesë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












