Lajme
Sigurimet kufitare për automjetet, temë e bisedimeve me Serbinë
Palët u dakorduan edhe për hapat e mëtutjeshëm lidhur me arritjen e marrëveshjes, ku ndërkohë do të zhvillohen diskutime për rregullativat ligjore përkatëse të dyja shteteve
Problemi aq i përfolur i sigurimeve kufitare për automjetet që hyjnë në Kosovë ka qenë temë e rundit të radhës të bisedimeve që ka zhvilluar delegacioni i Kosovës me atë të Serbisë.
Siç bëhet e ditur në një njoftim nga Zyra e Kryeminisrisë, një delegacion i kryesuar nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri njëherësh udhëheqëse për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ka marrë pjesë në takimin e radhës të grupit për zbatimin e marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së. Në takim u diskutua për çështjen e sigurimeve kufitare të automjeteve.
Takimi u zhvillua në mes të delegacionit të Kosovës dhe ndërmjetësve të BE lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje kornizë për çështjen e sigurimeve kufitare për automjete. Mundësia e arritjes së kësaj marrëveshje në mes të përfaqësuesve të industrisë së sigurimeve të përfaqësuara nga institucioni përgjegjës Byroja Kosovare e Sigurimeve dhe institucionit homolog të Serbisë, do të kontribuoj në masë të madhe në uljen e çmimeve të sigurimeve kufitare dhe njëkohësisht edhe lehtësoj lirinë e lëvizjes në mes të dy shteteve fqinje.
Është vlerësim i ndërsjellë i delegacionit të Kosovës dhe ndërmjetësve të BE që një zgjidhje më permanente për uljen e çmimeve dhe lehtësimin e kalimeve kufitare duhet të jetë synim i përbashkët. Prandaj edhe ky takim ka qenë i frytshëm në arritjen e pajtueshmërisë së palëve në dialog që pritet të rezultojë me arritjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit në mes të Byrosë së Sigurimeve të Kosovës si përfaqësues legjitim i industrisë së sigurimeve, dhe Asociacionit të Sigurimeve të Serbisë, dhe u hartua një draft fillestarë i kësaj Marrëveshje, vazhdon njoftimi nga Zyra e Kryeministrisë.
Palët po ashtu u dakorduan edhe për hapat e mëtutjeshëm lidhur me arritjen e marrëveshjes, ku ndërkohë do të zhvillohen diskutime për rregullativat ligjore përkatëse të dyja shteteve dhe dokumente tjera shtesë, që në ditët në vijim të plotësohet marrëveshja me elementet e parapara si nga industria e sigurimeve e po ashtu edhe nga rregullat ndërkombëtare të paraqitura nga Këshilli i Byrosë së Kartonit të Gjelbër me seli në Bruksel dhe nga dokumenti i Kretës ku përfshihen rregullat interne të vendeve në lidhje me sigurimet e automjeteve.
Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, kishte në përbërje z. Qemajl Marmullakaj nga Zyra e Kryeministrit dhe koordinator për çështjen e sigurimeve të automjeteve , dhe delegacionin nga Byroja e sigurimeve të Kosovës, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












