Lajme
Siguria ushqimore botërore, në rrezik
Nuk janë sanksionet që po sjellin keqfunksionime serioze të sigurisë ushqimore botë, por është lufta, tha ministri i jashtëm francez
Duhet të merremi seriozisht me sfidën e sigurisë ushqimore botërore, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, përcjell Albinfo.ch.
”I njohim hapësirat e prodhimit të grurit në Ukrainë dhe Rusi si edhe pasojat e luftës, thënë ndryshe pamundësinë për të mbjellë, për të korrur dhe për të eksportuar”, shtoi ai.
”Nuk janë sanksionet që po sjellin keqfunksionime serioze të sigurisë ushqimore në botë, por është lufta. Është lufta ajo që do të mund të sjellë nesër rrezikun e urisë”, theksoi Le Drian, transmeton Ansa.
”Ne evropianët duhet ta përballojmë shumë shpejt këtë situatë të re, së bashku me partnerët tanë, agjencitë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të për të parandaluar që lufta të shkaktojë një krizë shumë të rëndë botërore ushqimore”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










