Shqipëria
Siguria në plazhe, vendosen 1000 forca policie
Policia e Shtetit po zbaton një plan masash për të garantuar sigurinë e mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Zëvendës-ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Romina Kuko, tha se, “1000 forca policie janë vendosur përgjatë gjithë vijës bregdetare në të gjithë territorin e vendit, me qëllim rritjen e disponibilitetit të policisë ndaj turistëve dhe pushuesve, fluksi i të cilëve sa vjen e shtohet në destinacionet bregdetare shqiptare”, raporton SCAN.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në takimin mbi turizmin që zhvilloi punimet në Durrës, Kuko theksoi se, pikërisht në Durrës që është edhe destinacioni kryesor i turistëve, “kemi shtuar një postë policie, ndërkohë që janë shtuar masat e sigurisë nga ajri dhe deti”, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu u shpreh ajo, kujdes po bëhet edhe për mjetet lundruese që të mos ndërhyjnë në sigurinë e pushuesve që lahen në det, ndërkohë që ka filluar monitorimi i zhurmave në lokale për respektimin e orarit.
Kuko tha se, shërbime të policisë, patrullojnë në plazh me biçikleta për të garantuar sigurinë në mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













