Shqipëria
Sekretariati për Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, pa plan gatishmërie për sigurinë energjetike
Kriza e energjisë që nisi në fund të verës 2021 dhe kulmoi në vitin 2022 u bë “dhimbje koke” e shumë vendeve, përfshirë Shqipërinë, e cila u detyrua të paguante disa qindra milionë euro në importe.
Njëkohësisht ajo kohë shërbeu tek një theks i shtuar për diversifikimin dhe rritjen e sigurisë energjetike.
Por raporti i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor vëren se akoma edhe sot vendi ynë nuk ka një raport gatishmërie për rastet e emergjencës. Treguesi i sigurisë energjetike rezulton në total me një realizim 8 për qind për Shqipërinë, duke renditur edhe arsyet pse masat e marra për të rritur këtë siguri mbeten ende të zbehta.
“Shqipëria nuk ka transpozuar Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar autoritetin kompetent për gatishmërinë ndaj rrezikut megjithëse afatet mbaronin respektivisht më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023. Zhvillimi i planit të gatishmërisë ndaj rrezikut nuk është iniciuar. Shqipëria nuk i ka dorëzuar Sekretariatit Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike, megjithëse e detyruar nga neni 29 i Traktatit. Gjendja e jashtëzakonshme për Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë që nga viti 2024. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar deri më tani”, thuhet në raport. Në total vetëm siguria energjetike e lidhur me elektricitetin është vetëm 8 për qind.
Sa i takon sigurisë nga furnizimi me gaz realizimi i këtij treguesi është në nivelin 73 për qind dhe kjo i atribuohet miratimit të kuadrit rregullator.
“Rregulloret e emergjencës së gazit janë vendosur pas ndryshimeve në Ligjin e Gazit në vitin 2021, i cili përfshin aspekte specifike të Rregullores së Sigurisë së Furnizimit me Gaz (BE) 2017/1938. Shqipëria përputhet zyrtarisht me Rregulloren SoS”, thuhet në raport.
Ndërkohë elementi i tretë siguria e furnizimit me naftë diçka që diskutohet prej vitesh dhe ka të bëjë me planin e rezervave. Ky tregues sipas Sekretariatit vlerësohet në 28 për qind.
“Sistemi aktual i ruajtjes së rezervës së natës Shqipëri rregullohet nga legjislacioni që daton që nga viti 1999 (ndryshuar në 2004) dhe dekretet e qeverisë të viteve 2004 dhe 2007, duke vendosur të gjithë detyrimin e stokut mbi industrinë e naftës. Në vitin 2018, u hartua drafti për krijimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rezervës minimale të sigurisë së naftës dhe produktet e saj. Megjithatë, kjo nuk u miratua gjatë periudhës raportuese. Në vend të kësaj, në vitin 2022,u hartuan tre projekt-rregullore dhe një vendim qeverie për të krijuar një sistem që përputhet me kërkesat e Direktivës duke ruajtur model të bazuar në industri.
Megjithatë, procedurat aktuale të emergjencës mbeten të pamjaftueshme për të përmbushur standardet e Direktivës. Shqipëria nuk ka dorëzuar pyetësorin të importit mujor të naftës bruto të furnizimit (COIR) që filloi në janar 2023.
Nuk është bërë gjatë periudhës së raportimit, dhe kuadri ligjor i Shqipërisë mbetet i papajtueshëm”, vëren raporti.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










