Lajme
Prishtina dhe Kosova festojnë titullin e kampionit ballkanik
Sigal Prishtina ka fituar sonte titullin e kampionit të Ligës Ballkanike, duke mposhtur Rilskin në Samokovë të Bullgarisë me rezultat 80-71
Klubi më i suksesshëm i Basketbollit në Kosovë, Sigal Prishtina ka fituar sonte titullin e kampionit të Ligës Ballkanike, duke mposhtur Rilskin në Samokovë të Bullgarisë me rezultat 80-71. Kjo fitore shënën kulmin më të madh të suksesit të basketbollit kosovarë që nga paslufta.
Ballafaqimi mes Rilskit dhe Sigal Prishtinës, është zhvilluar në pranin e rreth 3000 mijë tifozëve, derisa nuk janë kursyer as fyerjet e tifozëve vendëse në adresë të skuadrës së Sigal Prishtinës. Ndërsa kësaj fitore i janë gëzuar mijëra shikues kosovarë që ndeshjen e kanë përcjellë në ambient të hapur në sheshin ”Zahir Pajaziti”.
Periudha e parë është mbyll me epërsinë e nikoqirëve katër pikë epërsi (26-22) në favor të bullgarëve. Mirëpo, në pjesën e dytë, prishtinasit morën lojën në duart e tyre dhe arritën që të shkrijnë epërsinë e nikoqirëve, duke shkuar në pushim më dy pikë epërsi (36-38).
Fitores së Sigal Prishtinës iu ka gëzuar edhe kryeministri Isa Mustafa Mustafa. Ai në një postim në Facebook ka përgëzuar lojtarët e Prishtinës për fitoren si kampion në Ligën Ballkanike në basketboll.
“Sonte KB Prishtina na gëzoi me trofeun e parë ndërkombëtar në kuadër të Ligës Ballkanike. Ju lumtë djema! Është dashur punë e madhe për të arritur këtë rezultat, por është dashur punë po aq e madhe për ndërkombëtarizim të sportit”, ka shkruar kryeministri Mustafa.
Padrejtësisht, sipas tij, Kosova ka qenë për kohë të gjatë e izoluar nga arena ndërkombëtare sportive. “Por tani me punë po arrijmë që të bëhemi pjesë e rëndësishme e hartës botërore të sportit! Shpresojmë që së shpejti të marrim trofe edhe në sportet tjera! URIME!”:, shkruan ai.
Fitoren ndaj Rilskit e përshëndeti edhe në ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, duke përgëzuar ekipin për titullin kampion. “Ky është një hap i jashtëzakonshëm dhe historik i basketbollit dhe sportit kosovar. Njëherësh, ky triumf i Sigal Prishtinës dëshmon edhe për cilësinë që mbretëron në vendin tonë”, thotë Shala.
Edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka uruar klubin nga kryeqyteti për fitoren ndaj Rilskit, fitore kjo që e bën Sigal Prishtinën kampion të Ligës Ballkanike në basketboll
Ahmeti i cili ka qenë pjesë e tifozëve të shumtë në sheshin “Zahir Pajaziti”, ka uruar basketbollistët për fitore. “Urime Prishtinë. Ndjenjë e papërshkrueshme!”, shkruan Ahmeti.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











