Kosova
Si zyrtari nga Skënderaj bënte kurorëzime mes grave gjermane dhe burrave nga Drenica
Prokuroria nuk ka dhënë detaje nëse dokumentet e lëshuara nga i dyshuari kanë ndihmuar dikë nga këto 42 raste të fitojë lejeqendrim jashtë Kosovës
Një ceremoni martese po përgatitej diku në Gjermani. Paraprakisht, ishte lënë termin për kurorëzimin e çiftit.
Por gjithçka mes të fejuarve përfundoi në momentin kur ofiqari i tregoi dhëndrit se nusja e tij gjermane është e kurorëzuar me një burrë nga Skënderaj.
Në fakt, këtë gjë nuk e dinte as vajza gjermane, të cilës pa dijeninë e saj i ishin marrë të dhënat nga Komuna e Skënderajt dhe me to i kishin rregulluar dokumentet gjermane një qytetari nga kjo komunë, raporton “T7”.
Në fakt ky nuk është rasti i vetëm që zyra për kurorëzime në Skënderaj kishte keqpërdorur të dhënat e shtetasve të vendeve të BE-së për t’i martuar pa dijeninë e tyre me meshkuj nga Drenica, përcjell albinfo.ch.
Janë gjithsej 42 raste. Pas ankesave nga shumë vende të BE-së, është aktivizuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Pas hetimeve është arrestuar K. Beka, i cili punonte këtu në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj.
E po ashtu Prokuroria ka marrë në pyetje një numër të madh të punëtorëve të administratës që në një formë janë përfshirë në këtë mashtrim.
Beka është arrestuar nga Policia nën dyshimin se kishte lëshuar akte martesore të rrejshme, të cilat ishin përdorur për rregullimin e lejeve të qëndrimit në Gjermani.
Por kolegu i K. Bekës, zyrtari për shtetësi H. Mustafa thotë se nuk ka qenë në dijeni që Beka po merrej me punë të tilla.
Megjithatë Mustafa beson se kolegu tij do të dalë i pafajshëm. E për rastin e K. Bekës, autoritet komunale tashmë kanë formuar një komision disiplinor.
Rastin e kanë konfirmuar edhe në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
Por zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Valon Preteni nuk ka dhënë detaje shtesë për rastin, deri sa e ka konfirmuar arrestimin K. Bekës për 30 ditë.
Prokuroria nuk ka dhënë detaje nëse dokumentet e lëshuara nga i dyshuari kanë ndihmuar dikë nga këto 42 raste të fitojë lejeqendrim jashtë Kosovës, raporton T7.
Ndërkohë, keqpërdorimi i autoritetit dhe detyrës zyrtare dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë dënohen edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Në bazë të Kodit Penal, kushdo që keqpërdorë detyrën apo autoritetin zyrtar mund të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











