E-Diaspora
Si u radikalizua Anton B. i cili vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve
Vrasësi i dyshuar në rrugën "Jägerweg" në Salzgitter të Gjermanisë, gjatë procesit gjyqësor pranë gjykatës rajonale në Braunschweig, ka zbuluar vetveten si një islamik radikal dhe simpatizant i milicisë terroriste "Shteti Islamik".

Shqiptari i Kosovës nga Westerkappeln akuzohet se ka ekzekutuar gruan e tij (30) në rrugë të hapur, me një të shtënë në kokë, para katër fëmijëve të tyre të përbashkët, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.
Para së gjithash, në ditën e tretë të gjykimit motra e së vdekurës e ka përshkruar procesin e radikalizimit të 38-vjeçarit. Ajo personalisht ishte goditur nga një plumb gjatë përleshjes për kujdestari të fëmijëve, më 28 maj.
Ish-partneren e tij, vrasësi i dyshuar e kishte përshkruar ish-partnerin e tij më parë si një “kurvë”, pasi “ajo ishte mbuluar me shami”, ka thënë 32-vjeçarja. Katër muaj më parë. Motra e saj ishte ndarë nga ish-bashkëshorti. Në ditën e vdekjes së saj, Gjykata rajonale e Tecklenburgut ia kishte dhënë kujdestarinë për katër fëmijët të moshës në mes tre dhe shtatë vjeç.
“Ajo donte të jetonte e lirë, të zbukurohej, të punonte, ashtu si edhe gratë e tjera”, thotë motra e saj në rolin e dëshmitares, informon albinfo.ch.
Por, burri i saj e ndaloi, “pasi nuk ishte islamike”. Familja e saj, gjithashtu me rrënjë kosovare, përbëhet nga myslimanë të moderuar.
Gjatë dy vjetëve para se të ndodhte krimi i 28 majit, qëndrimi radikal i kosovarit ishte intensifikuar, i ka shpjeguar motra trupit gjykues: Ai e detyroi ta vendosë shaminë në kokë. Edhe vajza më e re është dashur ta mbajë hixhabin. Nëna nuk u lejua të vallëzonte apo të fliste e vetme me persona që nuk ishin të afërm të gjakut.
38-vjeçari i kishte vizituar vazhdimisht xhamitë, ku predikonin radikalistë, por dyshohet edhe se ka udhëtuar në Mekë. Për këtë arsye, ai shpenzoi shumë të holla, edhe pse familja e tij jetonte me ndihma sociale dhe asnjëherë nuk kishte bërë pushime, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve të “Salzgitter Zeitung”, ai vizitoi një xhami në Ibbenbüren, e cila është duke u vëzhguar nga forcat e sigurisë. Ai gjithashtu ndryshoi emrin e tij: I vjetri nuk tingëllonte aq islamik.
Çuditërisht, motra e dytë e së vdekurës para trupit gjykues paraqiti një fotografi nga banesa e të pandehurit. Në të shihet vajzën e tij e vogël para flamurit të zi të “Shtetit Islamik”. Me gisht tregues të ngritur që në këtë kontekst do të thotë një përshëndetje e islamistëve radikalë. Problemet duhet të kishin përshkallëzuar në momentin që gruaja e tij ia gjeti flamurin. Babai i viktimës kishte pohuar se 38-vjeçari disa herë kishte thënë se fëmijët duhet të rriten në Siri. Ndërsa motra konfirmoi se në një moment ai kishte thënë: “Sa e madhe është Lufta e Shenjtë”, njofton albinfo.ch.
Përveç kësaj, 38-vjeçari dyshohet se ishte bërë gjithnjë e më agresiv ndaj katër fëmijëve të tij. Mbi të gjitha, ai e kishte rrahur djalin e tij më të ri. Sjellja e vrasësit si duket ka çuar në konflikt të marrëdhënieve bashkëshortore. Ai zgjati deri në ndarjen e tyre. “Ky është njeriu që kam zgjedhur. Kjo mund të jetë ndoshta vetëm një fazë”, kishte deklaruar viktima.
Përkundër kërcënimeve masive: “Në qoftë se unë nuk mund t`i kem fëmijët, atëherë edhe ti jo”, ka shpjeguar motra fjalët e cituara të viktimës që bashkëshorti ia kishte dërguar me e-mail. Ai shkoi aq larg sa ta paralajmërojë: “Nëse ndahesh, unë do ta shuaj familjen”.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 20 dhjetor.
https://www.albinfo.ch/ngjarje-e-rende-ne-gjermani-vret-gruan-shkak-grindja-ne-familje1/
E-Diaspora
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it Gjermani: Azem Haziri përmes performancës së tij në piano ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve...
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme