Lifestyle
Si u bë Jay-Z, reperi i parë miliarder
Ndërsa Beyonce raportohet se ka një pasuri me vlerë rreth 335 milionë dollarë
Forbes bëri të ditur se Jay-Z është miliarderi i parë i hip-hopit në botë.
Ai arriti të ndërtojë një perandori me anë të muzikës, pronave, modës dhe investimeve. Revista amerikane ka vlerësuar se pasuria e reperit arrin në 1 miliard dollarë.
Forbes tha se bashkëshorti i Beyonce pati sukses, sepse ndërtoi marka. Jay-Z, i lindur Shawn Carter, u rrit në një nga zonat më famëkeqe të New York.
Jay Z përpara se të merrej me muzikë, ishte një shpërndarës droge, ndërsa sot ai numëron disa albume dhe plot 22 çmime Grammy, transmeton “Java Neës”.
Ai fitoi famë në vitin 1996 me albumin e tij debutues Reasonable Doubt. Albumi i reperit i vitit 2001, The Blueprint u bë pjesë e Library of Congress’ National Recording Registry sepse u vlerësua si “kulturor ose estetikisht i rëndësishëm”.
Ndërsa Beyonce raportohet se ka një pasuri me vlerë rreth 335 milionë dollarë.
Po nga i vijnë gjithë këto të ardhura Jay Z-s dhe familjes së tij?
Ai fiton:
-310 milionë dollarë fitime nga kompania e shampanjës Armand de Brignac
-100 milionë dollarë nga kompania e konjakut D’Ussé
-70 milionë nga albumet muzikore
-220 milionë dollarë nga investimet e ndryshme
-70 milionë dollarë nga kompania “Uber”
-50 milionë dollarë pasuri të patundshme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














