CH-Ballkani
Si të punoni legalisht në Gjermani
Në Gjermani është lejuar së fundmi që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, respektivisht në këtë rast mund të gëzohen qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Turqisë
Me ndryshimet e reja në ligjet e migracionit në Gjermani është lejuar së fundmi që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, respektivisht në këtë rast mund të gëzohen qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Turqisë. Shumë të rinj në këto treva janë të etur që të dalin në Perëndim, por ekziston edhe ana ligjore se si ata mund të jetojnë në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Që një qytetar nga vendet e lartpërmendura të punësohet në Gjermani ai duhet:
-Të ketë leje qëndrimi për një kohë të kufizuar ose të ketë karton të kaltër për në BE,
-Për të marrë lejen e qëndrimit, qytetarët duhet të tregojnë pasaportën e tyre tek institucionet përkatëse në Gjermani dhe detyrimisht të mos jenë të refuzuar më parë për azil,
-Për të marrë leje qëndrimi për në Gjermani, ju mund të kërkoni ato në konsullatat dhe ambasadat e vendit tuaj,
-Duhet të ketë mjete të mjaftueshme në bankë dhe në punën që do ta gjej të ketë të ardhura të mjaftueshme që të siguroj qëndrimin pas mos kërkuar ndihma nga shteti,
Kandidatët me kualifikime më të mira do të kenë mundësi më të mirë për të gjetur punë,
Gjuha gjermane është kusht kryesor që ju të punoni në Gjermani, ndërsa për të vërtetuar se e dini gjuhën, ju duhet të keni diplomë.
Me marrjen e lejes së qëndrimit ju nuk keni drejtë për të punuar. Leja e qëndrimit juve ju garanton qëndrim për të gjetur punë. Nëse gjeni punë atëherë mund të aplikoni për leje tjetër, me arsyetim se jeni duke punuar.
Për vendet e punës, ju duhet të kontrolloni të gjithë portalet e punës në Gjermani
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










