Bota
Si të mësoni më lehtë gjuhët e huaja
Sipas një studimi të Universitetit të Cyrihut, dëgjimi i fjalëve të reja të fjalorit gjatë gjumit mund të ndihmojë trurin tuaj që të fiksojë këtë informacion të ri më shpejt në memorien tuaj

Një nga gjërat më të vështira është mësimi i një gjuhe të re pasi ndihemi sikur përparimi është shumë i ngadalshëm, dhe është një proces i cili kërkon një kohë relativisht të gjatë.
Por ka disa mënyra sesi mund ta bëjmë procesin e mësimit më të shpejtë dhe më të lehtë për veten, duke e shmangur këtë ndjenjë frike, e cila shpesh na çon që të heqim dorë.
Hapi i parë, është mësimi i fjalëve bazike. Një teori thelbësore për të mësuar një gjuhë të huaj është të pranosh që kurrë nuk do të njohësh çdo fjalë që kjo gjuhë ka në fjalor.
A dini çdo fjalë të mundshme të gjuhës suaj amtare? Jo, por ju mund të bisedoni rrjedhshëm gjithsesi.
Së dyti, është mjaft e rëndësishme të përpiqeni ta përdorni gjuhën e huaj të cilën po mësoni sa me shumë. Një mënyrë tjetër për të detyruar veten të përdorë në përditshmëri këtë gjuhë, është të ndryshoni gjuhën e celularit tuaj ose të mediave sociale, të cilat i përdorni më shpesh, transmeton ‘Scan’.
Së treti, por dhe një ndër hapat më kryesorë, është ndalimi i të menduarit në gjuhën tuaj amtare. Nëse mësoni duke përkthyer fillimisht fjalët në kokën tuaj në gjuhën tuaj amtare, do të bëheni përkthyes i aftë, por nuk do të jeni kurrë një folës i rrjedhshëm. Vetëm duke menduar në gjuhën e re mund të jesh vërtet një folës i mirë, përcjell albinfo.ch.
Së katërti, duhet t’i jepni kohën e nevojshme këtij procesi mësimi. Nëse ju mendoni se do të flisni rrjedhshëm një gjuhë të huaj brenda një muaji, atëherë do të zhgënjeheni dhe do të mendoni se nuk do arrini kurrë të mësoni. Në vend të kësaj, duhet të mendoni se si mund të ndiqni dhe kuptoni një bisedë të thjeshtë.
Një metodë studimore, mjaft interesante është teoria për të mësuar gjuhën e huaj gjatë kohës që ju flini. Mund të duket e çuditshme, por sipas një studimi të Universitetit të Cyrihut, dëgjimi i fjalëve të reja të fjalorit gjatë gjumit mund të ndihmojë trurin tuaj që të fiksojë këtë informacion të ri më shpejt në memorien tuaj.
Gjithashtu, ju duhet të jeni të gatshëm për të bërë gabime. Shpesh të rriturit janë aq të frikësuar për të bërë një gabim, saqë e frenojnë veten ta praktikojnë gjuhën e re që po studiojnë. Fëmijët e kuptojnë me lehtësi këtë koncept, prandaj shpesh duket se mësojnë gjëra të reja më shpejt se të rriturit. Përqafoni fëmijën tuaj të brendshëm, dhe pranoni se gabimet do të ndodhin dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar.
Dhe së fundmi, duhet të përdorni fjalët e reja që mësoni. Përsëritja e një fjale të re disa herë jashtë kontekstit, nuk është e mjaftueshme, që ajo të mbetet në trurin tuaj. Në vend të kësaj, kur të mësoni një fjalë të re, filloni ta përdorni atë në fjali të ndryshme aq shpesh sa mundeni. Kjo metodë ju ndihmon që fjala të fiksohet në trurin tuaj akoma dhe më thjeshtë.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor