Lajme
Si të mbroheni nga vapa dhe dielli?
Stina e verës është koha kur qytetarët e shfrytëzojnë plazhin dhe ekspozimi në diell është i lartë. Megjithatë, qëndrimi për një kohë të gjatë në temperatura të larta, rrezikon hipertermi, një gjendje e ngjashme me ethet.
Çka është insolacioni?
Dielli i fortë në kokë dhe në zonën e qafës mund të shkaktojë insolacion ose heliosis. Lëkura dhe indet e trurit ngacmohen nga nxehtësia e madhe dhe shkaktojnë të ashtuquajturin meningjit aseptik, një infeksion truri që nuk shkaktohet nga ndonjë baktere.
Simptomat janë dhimbjet e kokës janë shenjat e para të insolacionit. Personit që goditet nga dielli i djeg koka, skuqet në fytyrë, ka dhimbje qafe, që mund të shoqërohen me lodhje, trazira dhe të vjella, shkruan DW.
Por, si duhet trajtuar?
Personat që janë goditur nga insolacioni duhet të futen në një ambient të freskët dhe të vendosen shtrirë në kurriz, në mënyrë që ta marrin veten sa më shpejt.
Pastaj, koka dhe pjesa e sipërme e trupit duhet të ndodhen më lart se pjesa poshtme e trupit. Peshqirë të lagur me ujë të ftohtë mund të ndihmojnë për të freskuar pjesë të trupit, për shembull qafën, përcjell albinfo.ch.
Çka është hipertermia?
Hipertermia shkaktohet për shembull nga stërlodhja fizike në një ambient të nxehtë.
Temperatura e trupit mund të ngrihet brenda 10-15 minutave dhe të arrijë deri në 41 gradë Celsius. Kjo nxehje akute shkakton reaksione infektimi në gjithë trupin, shkruan DW.
Simptoma janë: çrregullimet e ndërgjegjes, dhimbjet e kokës, marrjet e mendve dhe përgjumja, dhe mund të shfaqen edhe paraliza të pjesshme, të vjella, diarre, dhe ulje e tensionit të gjakut.
Tek të moshuarit dhe të sëmurët kronikë si dhe fëmijët goditja në trup nga i nxehti shkaktohet shpesh për shkak të kombinimit të temperaturave të larta dhe mungesës së madhe të lëngjeve dhe elektroliteve.
Tek njerëzit e shëndetshëm ajo shkaktohet shpesh nga mundimi i madh fizik, për shembull nga sporti ose puna jashtë në natyrë.
Kur shfaqen shenjat e para të hipertermisë duhet njoftuar menjëherë shërbimi i urgjencës ose zjarrfikësit dhe trupi duhet freskuar sa më shumë të jetë e mundur, përcjell albinfo.ch.
Si t’i shmangni hiperterminë dhe insolacionin?
Duhet të keni kujdes e mos të rrini gjatë në diell, mbroni kokën me kapele me ngjyrë të hapët, mos rrini në mjedise me nxehtësi të madhe dhe pini shumë lëngje.
Shoqata gjermane e ushqimit (DGE) këshillon që kur temperaturat e motit janë të larta dhe gjatë aktiviteteve sportive të pini gjysmë litri deri një litër ujë në orë, pra më shumë se 1,5 litrat që nevojiten në ditë, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









