Lajme
Si shpërndahet COVID-19 dhe si të mbrohemi?
COVID-19 është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një koronavirus i ri, i cili ka kaluar për herë të parë te njerëzit.
Shpërndahet nga njëri person te tjetri nëpërmjet pikave të pështymës kur person i infektuar, flet kollitet apo teshtin. Këto pika mund të përfundojnë në gojën ose hundën e njerëzve që janë pranë.
Pikat janë shumë të rënda për të arritur larg nëpër ajër dhe arrijnë vetëm rreth një metër larg, derisa bien në sipërfaqe të tjera. Kjo është arsyeja pse përhapja ndodh kryesisht nëpërmjet kontakteve të afërta. Kohëzgjatja e saktë që virusi mund të mbijetojë nëpër sipërfaqe nuk është ende e ditur. Prandaj është e këshillueshme që sipërfaqet të pastrohen rregullisht në afërsi të njerëzve të infektuar.
Duart prekin shumë sipërfaqe të cilat mund të jenë të ndotura me virusin. Për këtë arsye duhet të shmangim prekje e syve, hundës apo gojës, meqenëse duart e ndotura mund ta përcjellin virusin nga sipërfaqja te vetja. Kur kolliteni apo tështini, mbuloni gojën dhe hundën me parakrahun ose përdorni shami njëpërdorimshe.
Nëse përdorni shami, hidheni menjëherë më pas në koshin e plehrave të mbyllur. Mënyra më e efektshme për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit të ri është duke larë duart shpesh me higjienizues me bazë alkooli ose sapun me ujë. Duke vepruar kështu eleminoni virusin nësa ka qëndruar në duar. Qëndroni të shëndetshëm dhe parandaloni përhapjen e COVID-19. Nëse keni shenja gripi, mos u drejtoni menjëherë në spital, p[or telefononi numrin 127, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












