Shqipëria
Si reaguan të burgosurit dhe autoritetet teksa qelitë lëkundeshin nga tërmeti
Aktualisht, në burgun e Shënkollit qelitë nuk mbyllen me kyç për të bërë të mundur daljen e të dënuarve në rast se ka sërish lëkundje të tokës

Për banorët e Shqipërisë që jetojnë afër epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, momentet e lëkundjeve të tokës ishin të vështira për t’u menaxhuar, ndërkohë që të gjithë nxituan të dilnin nga banesat gjatë dhe pasi lëkundjet përfunduan.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ishte sot në burgun e Shënkollit, në Lezhë, ku ndër të tjera raportoi edhe se si autoritetet e këtij institucioni kishin reaguar menjëherë pas lëkundjeve të forta.
“Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit”, tregoi për Top Channel Gjovalin Tuci, efektiv në burgun e Shënkollit.
Ai theksoi se kjo është një procedurë që zbatohet në raste të tilla, duke përforcuar njëkohësisht edhe perimetrin e sigurisë.
Aktualisht, në burgun e Shënkollit qelitë nuk mbyllen me kyç për të bërë të mundur daljen e të dënuarve në rast se ka sërish lëkundje të tokës.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten