Kosova
Si po jetojnë të rikthyerat nga Siria
Kanë kaluar tre muaj që kur janë kthyer në Kosovë.
110 kosovarë u riatdhesuan nga zona e konfliktit në Siri, shumica prej të cilëve gra e fëmijë.
Që nga ajo kohë, gratë gjenden në arrest shtëpiak.
Mirëpo, janë vetëm rreth 20 persona që kanë kërkuar ndihmë sociale.
Madje, nga ky numër janë 3 fëmijë që kanë mbetur pa status të definuar, për shkak të problemeve me dokumentacion.
Por, pavarësisht kësaj, të kthyerve nga Siria u është siguruar edhe strehim.
Këtë e ka treguar Fehmije Gashi, avokate e njërës prej grave të kthyerave nga zona e konfliktit.
Ndërkaq, koordinatori Nacional kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Fatos Makolli, ka thënë që fëmijët e kthyer nga Siria, me një shtator do të fillojnë të ndjekin mësimin.
“Të gjithë fëmijët që për herë të parë regjistrohen në klasë të parë, do të ndjekin arsimin e rregullt. Fëmijët e tjerë që janë të moshës më madhore dhe nuk kanë ndjekur ndonjë shkollim do të trajtohen përmes programeve të arsimit joformal derisa të jenë të gatshëm t’u bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre”, ka thënë Makolli.
Më tutje, Makolli ka shtuar se të gjithë të kthyerit do të regjistrohen për skema sociale.
Ndërkaq, siç ishte raportuar më parë, janë edhe rreth 60 kosovarë tjerë në zonën e luftës, për kthimin e të cilëve në Kosovë, Ministria e Drejtësisë kishte thënë që po punon, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











