Lajme
Si ndikon uji me kripë i detit në lëkurë
Zgjidhja më e mirë për të përballuar ditët e nxehta është pa dyshim afër detit apo pishinave të qytetit.
Sidoqoftë, përtej kënaqësisë së momentit, sipas ekspertëve, uji me klor i pishinës dhe ai me kripë i detit kanë ndikimin e tyre afatgjatë në lëkurë. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht si ndikojnë këto dy elemente në shëndetin e lëkurës tuaj.
Çfarë shkakton klori në lëkurë?
Siç edhe mund ta dini, klori nuk hyn tek produktet që i bëjnë mirë lëkurës. Duke qënë një solucion antibakterial që përdoret me shumicë në pishina për të larguar bakteret e këqija, është njëkohësisht i ashpër edhe me lëkurën. Sipas mjekëve dermatologë, klori mund të jetë i vështirë për t’u larë dhe për t’u hequr edhe pasi laheni në dush me shampo.
Kjo vjen për shkak të përbërjes së tij të fortë kimike, e cila shkakton tharje dhe irritim të lëkurës gjatë kohës që vepron në të. Gjithësesi klori nuk është gjithnjë i dëmshëm, irritimet e mëdha dhe të dukshme ndodhin kur në pishinë apo në ujë ka një sasi të madhe të tij. Veçanërisht kur pishina është plastike apo gome dhe kur vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës, si ekzema. Këto kushte mund ta bëjnë lëkurën më të predispozuar për t’u dëmtuar, tharë dhe irrituar nga klori.
Si ndikon uji me kripë në lëkurë?
Kur laheni në det, situata është komplet e ndryshme, pasi kripa nuk është e dëmshme për lëkurën. Uji i kripur ndihmon lëkurën edhe kur vuani nga ndonjë irritim, dëmtim apo problem, siç janë aknet. Kjo pasi uji i detit është i pasur me minerale që e ushqejnë dhe kurojnë lëkurën duke i dhënë rini dhe shëndet asaj. Gjithsesi një problem të vogël mund ta shkaktojë edhe ky ujë, sidomos tek lëkurat e thata.
Kripa kur mbetet në lëkurë ka tendencën ta thajë atë duke ju shkaktuar një ndjesi parehatie dhe kruajtje. Gjithashtu një lëkurë shumë e thatë ka tendencët të rrudhet dhe plaket shumë më shpejt se të tjerat.
Gjithashtu para se të hyni lyeni lëkurën me ndonjë krem apo vaj shumë hidratues siç janë ato me vaj kokosi apo ulliri. Në rastin e ujit të detit me kripë, pasi të laheni sigurohuni që sërisht ta hidratoni lëkurën me kremra apo vajra shumë hidratues. Fillimisht sigurohuni ta lani mirë trupin dhe fytyrën tuaj në mënyrë që me kripën të largohet edhe kremi i diellit që mund të keni përdorur. Për një lëkurë të shëndetëshme, sidomos në verë, qëndroni afër dushit dhe kremrave hidratues. /AgroWeb
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











