Lajme
Si ndikojnë në organizëm medikamentet për humbje peshe pas përdorimit të gjatë?

Mes popullaritetit në rritje të barnave që përdoren për humbje peshe si “Ozempic”, “Wegovy”, “Mounjaro” dhe “Zepbound”, një pyetje është ngritur mes përdoruesve, çfarë ndodh nëse ata e vazhdojnë ilaçin për disa vite, sipas abcnews.
Një studim i ri i publikuar në fillim të këtij muaji nga “Novo Nordisk”, kompania e prodhimit të barnave “Ozempic” dhe “Wegovy”, po hedh dritë mbi atë se si duken rezultatet afatgjata për njerëzit që marrin medikamente për humbje peshe.
“Ky është studimi më i gjatë që kemi kryer deri tani për “Semaglutide” (një ilaç kundër obezitetit që përdoret për humbje peshe)”, tha kreu i “Novo Nordisk”, Martin Holst Lange.
Të dy medikamentet “Ozempic” dhe “Wegovy” janë pjesë e një klase barnash të quajtura “Agonistët e Receptorit GLP-1” që ndihmojnë njerëzit të prodhojnë insulinë për të ulur sasinë e sheqerit në gjakun e tyre.
Medikamentet, të bëra nga një përbërës i quajtur “Semaglutide”, funksionojnë duke ngadalësuar lëvizjen e ushqimit nëpër stomak dhe duke frenuar oreksin, duke shkaktuar kështu humbje peshe.
Studimi i ri, i prezantuar këtë muaj në Kongresin Evropian për Obezitetin në Venecia, Itali, u fokusua në “Wegovy”, një ilaç injektues i miratuar nga FDA – Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për humbjen e peshës për njerëzit me obezitet ose që janë mbipeshë me një sëmundje shoqëruese, si presioni i lartë i gjakut.
“Ozempic ” është miratuar nga FDA për trajtimin e diabetit të tipit 2, por disa mjekë nuk e kanë miratuar përdorimin e ilaçit për humbje peshe.
Më poshtë vijojnë katër rezultatet e studimit:
-Sapo arrihet humbja e peshës, ju filloni të shtoni në peshë nëse vazhdoni të përdorni ilaçin.
-Rreth 17% e pacientëve në afatin kohor 4-vjeçar u tërhoqën për shkak të një efekti anësor ndërsa merrnin “Wegovy”.
-Efektet anësore më të shpeshta të raportuara janë të përzierat dhe kapsllëku.
–Në shumicën e rasteve, njerëzit që marrin këto medikamente GLP-1 dhe humbin një sasi të konsiderueshme të peshës, mund/do ta rifitojnë një pjesë ose të gjithë peshën kur t’i ndërpresin ato.
E-Diaspora
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje Regjistrimi i popullsisë 2021, VLEN pyetje drejtuar kreut të BDI-së...
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
-
Londër
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor