Lajme
Si mund ta zvogëloj ligjërisht qiranë time në Zvicër?
A po paguani shumë qira në Zvicër? Ja se si mund ta sfidoni pronarin tuaj dhe të ulni kostot tuaja të qirasë

Sapo jam zhvendosur në apartamentin tim dhe e kuptoj se po paguaj shumë, a mund ta sfidoj qiranë time?
Po në parim mundeni.
Në Zvicër, kur nënshkruani një kontratë qiraje, ju keni mundësinë të kontestoni qiranë fillestare nëse e konsideroni atë “abuzive” dhe të kërkoni uljen e saj. Të drejtat tuaja janë të listuara në formularin zyrtar që ju jep qiradhënësi (ose agjencia e pasurive të paluajtshme që përfaqëson qiradhënësin tuaj) kur nënshkruani kontratën e qirasë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Ky formular është i detyrueshëm në kantonet ku ka mungesë strehimi, siç është rasti në Gjenevë (neni 207 LaCC), Vaud, Fribourg, Neuchatel, Nidwalden, Zug dhe Cyrih.
Sfida e qirasë fillestare mund të bazohet në tre arsye, përkatësisht:
- Qiramarrësi u detyrua të lidhë qiranë për nevoja personale ose familjare.
Kjo nënkupton që qiramarrësi nuk kishte alternativë tjetër të përshtatshme dhe për këtë arsye ishte i detyruar të lidhë kontratën e qirasë, për shembull për arsye shëndetësore ose për shkak të punësimit në një kanton tjetër.
- ose për shkak të situatës së tregut lokal të banesave dhe pronave komerciale.
Kjo varet nga situata specifike e secilit kanton. Për shembull, në Gjenevë, një qiramarrës që mbështetet në këtë bazë për të kundërshtuar qiranë duhet vetëm të vërtetojë se ka mungesë strehimi në Gjenevë, për shembull duke nxjerrë një dekret të qeverisë kantonale, që ky kusht të përmbushet.
- Qiradhënësi ka rritur ndjeshëm qiranë fillestare (d.m.th. më shumë se 10 për qind) për të njëjtin apartament në raport me qiranë e mëparshme (neni 270 letë. b CO).
Në formularin zyrtar që duhet t’i jepet qiramarrësit në kantonet ku ka mungesë banese, qiramarrësi mund të shohë shumën e qirasë së paguar nga ish-qiramarrësi.
Në kantonet ku nuk ka mungesë të banesave, çmimet janë më pak të larta dhe kjo është më pak e rrezikshme. Rritja prej 10 për qind mund të justifikohet nëse apartamenti është rinovuar që nga largimi i qiramarrësit të fundit, transmeton tutje albinfo.ch.
Për të kontestuar qiranë fillestare, ju keni një afat prej 30 ditësh, i cili fillon të funksionojë ditën pasi të keni marrë çelësat.
Pasi të ketë kaluar kjo periudhë, ju konsiderohet se e keni pranuar qiranë dhe humbisni të drejtën për ta kundërshtuar atë.
Së fundi, nëse gjyqtari ju jep një ulje të qirasë, mos harroni të kërkoni një ulje përkatëse në garancinë tuaj të qirasë.
Kjo këshillë u përgatit nga Renuka Cavadini dhe Angela Carvalho e Page & Partners
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë