Lajme
Si iku nga Shqipëria Ylli Bodinaku para 25 vitesh
Ylli Bodinaku është një hero. 57-vjeçari shqiptar me flokët e thinjura të prera shkurt me pjesën ballore në formë krehëri, dhe me fytyrën e padjallëzuar rrëfen me dëshirë historinë e tij, e cila nuk ka gjetur vend në librat e historisë shqiptare. Shqiptari ia doli me ndihmën e një bashkëpunëtoreje të Ambasadës gjermane të ikë në mënyrë spektakulare nga Tirana.
« Gjermania na udhëzoi : mos ejani përmes hyrjes, por duke kapërcyer murin ».
Ylli Bodinaku kaloi murin me kamion së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Shokët dhe të njohurit ndoqën aktin e tij dhe tentuan poashtu të vijnë në Gjermani. 44 njerëz ikën nga varfëria, nga kaosi dhe presioni politik në Shqipëri përmes vrimës në mur. Ambasadori gjerman nuk pati mundësi t’i priste refugjatët, pasi ai tashmë kishte udhëtuar.
« Ambasadori isha unë, sepse unë dhe familja ime banonim atë kohë në banesën e ambasadorit. U desh të izolohem dhe të ma sillnin ushqimin. Nuk guxoja të dilja në oborr. Snajeperistët kishin zënë pozitat. Thuhej se donin të më vrisnin. »
Vetëm brenda pak ditësh erdhën mbi 3’200 burra, gra dhe fëmijë pranë rrethojës së ambasadës gjermane. Dhjetë ditë qëndruan aty nën kujdesin emergjent të personelit të Ambasadës. Shteti shqiptar kontrollonte rrethojën dhe shkyqte vazhdimisht ujin dhe rrymën.
« Që në natën e parë na mbërriu një faks nga Ministri i Punëve të Jashtme, Genscher, të cilin përkthyesi na e përktheu kështu : Ju jeni dallëndyshet e para që paralajmëroni pranverën dhe drejtuesi i kamionit është një hero .»
Atëkohë Ylli Bodinaku nuk ndihej aspak si një hero. Atij iu desh ta linte nënën e tij. Në një incizim magnetofoni 37-vjeçari i premtoi asaj se do të kthehej posa ta kërkonte ajo. Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Genscher, lejoi udhëtimin e të 3’200 refugjatëve nga amasada në Gjermani. Me autobusë ata u bartën jashtë vendit të tyre. Ylli Bodinaku mbërrijti në Manheim ku filloi punën në një autoofiçinë. Fitonte mirë, por porsa iu sëmurë nëna u kthye shpejt në Shqipëri.
„Nëna im e u sëmurë dhe unë i kisha premtuar se do të kthehem, sepse unë nuk e urreja vendin tim, por qeveritarët.“
Mjeshtri i tij gjerman ia la pajisjet e vjetra të autoofiçinës. Shqiptari bleu një kamion dhe i solli të gjitha në Tiranë. Në fushën e familjes, para portave të qytetit, ai ndërtoi autoofiçinën e tij. Djemtë e tij tashmë të rritur janë bërë automekanikë si babai.
« Të dy djemtë po punojnë mirë. Djali më i vjetër do ta ketë nga unë autoofiçinën e tij, kurse tjetri do të qëndrojë tek unë .»
Nga Republika Socialiste e izoluar e Shqipërisë është krijuar një vend i hapur – nga refugjati i parë Ylli Bodinaku një burrë i pasur me mercedes 500, shtëpi me pishinë dhe me moton jetësore « tokën e keqe mund ta bësh të frutshme, por njerëzve të këqinj lëshojau rrugën.»
Deutschlandfunk, përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












