CH-Ballkani
Si i humbi Kroacia gjysmë milioni punëtorë për 10 vjet
Kroacia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, ndërkohë që përballet prej vitesh me problemin e emigracionit
500 mijë punëtorë ka humbur Kroacia nga viti 2008 deri në 2018-n, thotë Davorko Vidoviq, këshilltar në Dhomën Kroate të Tregtisë.
Ai shpjegon se 200 mijë janë larguar “natyralisht” duke dalë në pension, ndërsa 300 mijë llogaritet numri i punëtorëve të larguar si emigrantë.
Sipas mediave kroate, sektori privat ka paralajmëruar prej kohësh për një situatë alarmante, kryesisht gjatë sezonit të verës kur është e vështirë të gjenden punëtorë.
Të gjendur në këtë situatë të vështirë, bizneset po mundohen të zëvendësojnë punëtorët vendas me të huaj. Sipas Jutarnji List, 40 mijë të huaj punuan gjatë vitit të kaluar në Kroaci, transmeton TCH.
“Isha në Dubai së fundmi dhe intervistova 20 njerëz. Ata janë kryesisht nga Pakistani dhe India, si dhe janë të gatshëm të vijnë të punojnë këtu në Kroaci”, tregon Stipe Dunatov, pronar i një restoranti, përcjell albinfo.ch.
Duhen të paktën dy muaj që të nxirret një leje e përkohshme pune për të huajt në Kroaci, ndaj bizneset i nisin që tani përgatitjet për të qenë gati gjatë sezonit të verës.
Kroacia është vend anëtar i Bashkimit Evropian, ndërkohë që përballet prej vitesh me problemin e emigracionit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













