Kosova
Si erdhi deri tek kriza energjetike në Kosovë?
Eksperti i energjetikës, Lulzim Syla, deklaroi se në ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe çështjn e reduktimeve të ditëve të fundit kanë ndikuar disa faktorë.
Në emisionin Info Magazine ai tha se e vetmja masë ka qenë kursimi i energjisë sepse për çdo gjë kemi qenë vonë, dhe sipas tij edhe Maqedonia e Shqipëria kanë qene në gjendje të njëjtë.
“Përveç faktit qe rritja e çmimit të energjisë pothuajse ka qenë e paparashikuar, indikatorë të tjerë pothuajse janë të njëjtë. Energjia elektrike gjithmonë është konsumuar në masë të madhe te ne sepse është përdorur për ngrohje, dhe kjo ka bërë që kërkesa për energji edhe gjatë viteve të kaluara të shkojë në 900-1300 megavat orë, prandaj edhe ka qenë problematike mbulueshmëria në aspektin financiar kur kemi parasysh se nga viti i kaluar çmimi i energjisë ka qenë rreth 60-70 euro për megavat orë, ndërsa javët e fundit ka arritur deri në 500 euro, dhe kjo e ka tejkaluar çdo parashikim të mundshëm për vlerësim të kostos dhe në këtë aspekt është krijuar edhe një disbalanc i madh mes aftësisë për të paguar detyrimet që dalin si rezultat i importit të energjisë elektrike. Kjo ka bërë që të krijohet një gjendje e jashtëzakonshme dhe pakënaqësi te qytetarët që të ketë edhe reduktime të energjisë elektrike për shkak se në fund të ditës, atë energji elektrike është dashur ta paguajë nga buxheti i Kosovës, pra një pjesë që u nda herën e fundit 20 milionë euro dhe pjesa tjetër është mbuluar nga KEDS-i”.
Syla po ashtu u tha se problemi është edhe te ajo që nuk mund ta ndryshosh çmimin e tregut dhe se kompanitë që shesin energji janë gjithmonë një hap para teje.
“Edhe po të kishte planifikim në blerje të energjisë, do të ishte e pamundur të blihej me 60-70 euro, sepse ka pasur ngritje çmimi në gjithë tregun e Evropës”, përfundoi ai
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











