Shkurt.ch

Si e vlerësojnë gazetat zvicerane zgjedhjen e Obama-s

Kryesisht pozitivisht, por pa eufori, e komentojnë gazetat zvicerane rizgjedhjen e Obama-s në SHBA. Sfidat për demokratët nuk do të jenë më të vogla, janë të njëzëshëm komentuesit.

Kapërcimi i hendeqeve dhe farkëtimi i kompromiseve  janë detyrat qendrore të Obama-s, sipas mediumeve zvicerane. Por komentuesit kanë vlerësime të ndryshme sa i përket asaj se sa do t’ia arrijë presidenti amerikan ta realizojë këtë detyrë në mandatin e tij të dytë presidencial.

“Tages Anzeiger”/ “Der Bund””Për fatin e Amerikës dhe të botës, Obama u zgjodh nga shumica. Tash jemi në një rirreshtim të sistemit ekonomik global, që vë në lëvizje forca jashtëzakonisht të mëdha. Kjo lëvizje shkakton edhe çvendosje të mëdha demografike, që, përveç pasojave ekonomike dhe ekologjike, ka edhe ndikime politike. (…) Obama është president, i cili di të shkojë më mirë me këto sfida. Ai përfaqëson kompromisin mes të ziut dhe të bardhit, mes Afrikës, Indonezisë dhe SHBA-ve – vendeve të tij të prejardhjes. (…) Ai është kanidati i duhur për ta udhëhequr SHBA-në në këtë kohë ndryshimesh.”

“Berner Zeitung””Amerikanët patën mundësi të zgjedhnin mes një vizionari të dëshpëruar dhe një menaxheri të rreptë me dukje shitësi. Pyetjen mbi të keqen më të vogël ata arritën çuditërisht ta sqarojnë edhe përkundër krizës ekonomike dhe uraganit “Sandy”. Obama u dëshmua si reformator këmbëngulës dhe i qetë. Stili  tij i kthjellët udhëheqës shënon ndarjen nga arbitrarizmi, ai karakterizohet nga përqëndrimi në kufijtë e fuqisë amerikane(…) Pritjet nga Obama janë dukshëm më modeste sesa para katër viteve, që mund të jetë edhe përparësi.”    

“Neue Luzerner Zeitung””Obama duhet të dëshmojë se edhe përkundër hendeqeve të thella mes demokratëve dhe republikanëve është në gjendje të zdrukthtojë kompromise të shumëfishta. (…). Fitorja e  fundit e qartë e Obama-s fsheh rrezikun e ekzaltimit të demokratëve. Zhvillimet demografike në SHBA çuan deri tek humbja e ndikimit të grupit të zgjedhësve republikanë. Për këtë arsye talentët e rinj dhe etërit e vjetër të betejave  të demokratëve mendojnë tashmë në zgjedhjet 2016. Por problemet e Amerikës nuk zgjidhen me këso lojërash të të menduarit.”

“Südostschweiz””Obama në periudhën e tij të dytë qeverisëse duhet t’ia dalë me shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Por dinamika në Washington ka ndryshuar brenda natës. Zgjedhësit e refuzuan socialdarvinizmin e Romney-it dhe vendosën për vizionin, i cili e mban të gjallë ëndrrën amerikane për të gjithë. Obama mund ta derivojë një mandat i cili ia mundëson ta vëjë Kongresin nën presion. (…) Edhe aleatët transatlantikë të SHBA-ve mund të marrin frymë të çliruar. Ata mbesin të kursyer nga ankthet, të cilat, me gjasë, do t’ua sillte rikthimi i neokonservativëve.””Basler Zeitung””Rizgjedhja e Barack Obama-s nuk është lajm i mirë – as për Amerikën e as për Perëndimin në përgjithësi. (…) Amerika për katër vite të tjera rresht do t’i nënshtrohet një eksperimenti socialdemokratik dhe do t’i afrohet kështu shembullit të pasusksesshëm evropian. (…). Asnjëherë deri më tash nuk është treguar më jo i gatshëm për kompromise një socialdemokrat i bindur si Obama. Ai nuk ia ka arritur asnjëherë të jetë presidenti i të gjithë amerikanëve. Askush nuk polarizon më tepër sesa presidenti i zi, i cili ishte zgjedhur për t’ju dhënë fund polarizimeve.”

“Le Temps”Sipas gazetës së Zvicrës Perëndimore “Le Temps”, Obama ka dashur të tregojë se Amerika pas krizës më të keqe ekonomike dhe financiare që nga viti  1930 po ec në drejtimine duhur. Dhe ai ia arriti ta dëgjojë një vend të përshkuar nga hendeqet e mëdha sociale dhe demografike. Por atë po e presin tashmë sfidat e tjera. Njëra prej tyre është sipas komentuesve thyerja e llozit ideologjik të Washington-it dhe emërimi i një ministri nga radhët e republikanëve. “La Liberté”

Gazeta zvicerano perëndimore “La Liberté” pyet se a mund të lë Obama gjurmë dhe konstaton se kushtet lënë pak për të shpresuar në ndonjë mrekulli. Komentuesi sheh megjithatë një anë të fortë të të rizgjedhurit: Obama ka forcën e bashkimit të një shoqërie gjithnjë e më të shkapërderdhur.

“Le Matin”Zvicerano- perëndimorja “Le Matin” konstaton se bartësi “më i çmendur i shpresës”, “shpëtimtari i ëndërruar botës” është bërë pothuajse president normal. Pasi është çbërë ky keqkuptim historik, Obama do të duhej të kishte mjaft liri bërrylash për t’i realizuar premtimet e tij të bukura.

“24 Heures”Gazeta e Zvicrës Perëndimore “24 Heures” konstaton se ka ardhur koha që Obama të hyjë në histori. Por detyra do të jetë e vështirë. Për të dalë nga bllokada, atij i duhet të hyjë në kompromise të dhembshme. Për Obama-n gazeta sheh hapësirë veprimi sidomos në politikën e jashtme: I lirur nga detyrimi i zgjedhjes ai mund t’ju hyjë përfundimisht rreziqeve për të provuar t’i zgjidhë disa prej problemeve më të mëdha.