Lajme
Si e pritën amerikanët aktakuzën ndaj Trump?
Zëri i Amerikës u drejtoi mikrofonin banorëve të qytetit të Nju Jorkut duke i pyetur se çfarë mendojnë lidhur me vendimin e prokurorit të Qarkut të Manhatanit për të ngritur akuza penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është i pari që i ngritët aktakuzë nga një prokurori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëri i Amerikës ka pyetur qytetarët se si e shohin një gjë të tillë.
Joshua është banor i qytetit të Nju Jorkut, për të është e rëndë mundësia që Donalt Trump të burgoset. “Nuk di çfarë të them. Prangosja e një ish-presidenti është e rëndë”.
Një tjetër banore e Nju Jorkut, Carlonie, ka mendim tjetër. “Përfundimisht gjë e mirë. Ndaj tij duhet të ishin ngritur padi për miliona gjëra. I erdhi koha. Duhet të kesh besim tek drejtësia e cila besoj se do të vihet në vend. Mund të ketë trazira, gjëra që ndodhin. Kemi një forcë të madhe policore dhe njerëz që na mbrojnë dhe jemi gati”, thotë Carolina.
Qytetarët e vendeve të tjera janë të ndarë po ashtu në mendime. Steve është vizitor nga Çikagoja. “Mendoj se është akuzë pa kuptim. Amerika duhet të përqendrohet në gjëra më të rëndësishme se sa të ndjek një mi nëpër kuzhinë. Por në të vërtetë ai ka bërë gjëra shumë të rëndësishme për vendin. Ata po mundohen të gjejnë diçka, sepse ai gëzon mbështetje të madhe. Përfundimisht, mendoj se vendi ishte në gjendje të mirë kur ai ishte president” është shprehur ai. Ndërkohë, Christina dhe Flynn që janë vizitore nga Kalifornia e mirëpresin. “Sinqerisht, mendoj se ka ardhur koha. Patjetër. Ai ka patur një sjellje kriminale për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund kjo po vërtetohet” thonë ato për Zërin e Amerikës, përcjellë albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











