Lajme
Si do të mbështesë Zvicra klubet sportive të dëmtuara nga pandemia
Në rregulloren e tij të re Covid-19 për sportet ekipore, Këshilli Federal ka përcaktuar "udhëzimet për trajtimin" e kredive me vlerë prej 175 milionë frangash në vit
Qoftë në futboll, në hokej mbi akull apo në sporte të tjera: klubet sportive vuajnë masivisht për shkak të detyrimit për të luajtur pa praninë e publikut, shkruan srf.ch.
Ndërkohë që Këshilli Federal ende nuk ka ndarë konkretisht ndonjë shumë për kompensimin në lëmin e sportit, ai ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit (VBS) të hartojë një “letër diskutimi” në këtë drejtim, deri në dhjetor.
Për më tepër, në rregulloren e tij të re Covid-19 për sportet ekipore, Këshilli Federal ka përcaktuar “udhëzimet për trajtimin” e kredive me vlerë prej 175 milionë frangash në vit, transmeton albinfo.ch.
Ajo hyn në fuqi më 1 dhjetor dhe zëvendëson dispozitat e mëparshme për financimin e sporteve.
Këto janë kushtet që duhen plotësuar:
Qeveria Federale mund të mbështesë klube individuale drejtpërdrejt me kredi pa interes që arrijnë deri në një të katërtën e shpenzimeve të tyre operative që kanë pasur në sezonin 2018/2019.
Klubet duhet të sigurojnë kolateralin (mbulesën) në shumën prej 25 për qind të huasë.
Ato klube që nuk mund të paguajnë paratë brenda tri viteve duhet të ulin pagat e tyre me një maksimum prej një të pestës.
Klubet kanë maksimalisht dhjetë vjet për të shlyer huatë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












