Kosova
Si do të jenë koalicionet e reja në Kosovë
Partitë që aktualisht janë në koalicionin e qeverisë në dorëheqje, kanë preferuar të heshtin, duke pritur epilogun e këtyre zhvillimeve

Nga momenti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, disa nga partitë politike kanë paralajmëruar mundësinë e fillimit të negociatave për krijimin e koalicioneve, si formë e përgatitjes për të marrë pushtetin pas zgjedhjeve, të cilat po besohet se mund të pasojnë dorëheqjen e Haradinajt.
Analistë të çështjeve politike në Kosovë japin mendime të ndryshme sa u përket koalicioneve të mundshme për zgjedhjet e parakohshme eventuale.
Armend Muja, analist politik, thotë për Radion Evropa e Lirë se skena politike në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se vështirë mund të parashikohen koalicionet mes partive politike në zgjedhjet eventuale.
Megjithatë, sipas, tij, qëndrimet e partive politike për çështjet e rëndësishme për Kosovën, siç është dialogu me Serbinë, mund të determinojnë edhe caktimin e koalicioneve të mundshme midis partive politike, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, një pretendim për koalicion ka shfaqur Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka ftuar Lidhjen Demokratike për koordinim të forcave, duke besuar se vendi tashmë po shkon në zgjedhje.
Kurse, partitë që aktualisht janë në koalicionin e qeverisë në dorëheqje, kanë preferuar të heshtin, duke pritur epilogun e këtyre zhvillimeve.
Por, nisur nga çështjet kryesore politike me te cilat Kosova preokupohet, përfshi edhe rrafshin ndërkombëtar, sipas analistit Armend Muja, koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është vështirë të bëhet realitet.
Sipas tij, partitë politike të cilat kanë qenë pjesë e qeverisë në dorëheqje do të jenë të përfaqësuara ndoshta me ndihmën e akterëve të jashtëm që të bëjnë një marrëveshje më të madhe, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, Taulant Kryeziu, analist i çështjeve politike e sheh si të mundshëm deri më tash koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, partitë e mëdha janë më afër të bëjnë koalicione parazgjedhore sesa pas zgjedhore.
Për një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet këtyre dy partive politike më të mëdha opozitare ka folur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Lidhja Demokratike e Kosovës ndërkohë nuk është deklaruar për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjë parti vetëm se kanë kërkuar nga presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Pas dorëheqjes së Haradinajt, Isa Mustafa tha se ”LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten pasi që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.
Që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, Kosova nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh.
Pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, kanë hyrë në mocione mos-besimi dhe është detyruar të dorëhiqet duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore.
E-Diaspora
-
Me biçikletë nga Zvicra në Çegran: Mërgimtari Senad Mamudi përshkon mijëra kilometra për të vizituar vendlindjen Një histori e pazakontë vjen nga diaspora shqiptare: Senad Mamudi, 38-vjeçar me origjinë nga fshati Çegran...
-
Gjermani: 7200 euro gjobë shtetasit kosovar për vetëpunësim të rremë
-
Ansambli ‘Pavarësia’ përfaqëson kulturën shqiptare në Festivalin Ndërkombëtar të Shtutgartit
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit
-
Mbante niqab në vend publik: Gjobitet kosovarja në Bernë
Jeta në Austri
-
“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës Samir Mane zgjeron investimet në Austri, duke u bërë së fundmi zotërues me 100% i një...
-
Laura Dahlmeier plagoset rëndë gjatë alpinizmit
-
Futbolli austriak nis sezonin me shpresë për më pak dhunë, por huliganët mbeten problem
-
Austri: Interneti, një nxitës kyç i radikalizimit
-
Tregu i birrës në Austri përshtatet me sistemin e ri të depozitave