Lajme
Si do të futet Inteligjenca Artificiale në Iphone?
Apple pritet që gjatë vitit 2024 të prezantojë sistemin e ri operativ, iOS 18.
Të gjithë përdoruesit e iPhone po presin për të zbuluar veçoritë me Al të sistemit të ri operativ. Por, tani thashethemet për ndryshime janë shtuar, shkruajnë mediat e huaja.
Thuhet se iOS 18 do të mbështesë transkriptimin dhe përmbledhjen automatike të audiove. Nëse këto thashetheme dalin të jenë të vërteta, përdoruesit do të kenë qasje në transkripte në kohë reale të audiove të regjistruara.
Bëhet e ditur se një ndër aplikacionet e para që do të marrë përditësime do të jetë Voice Memos.
Versionet e hershme të tij do të ofrojnë transkriptime, të cilat me sa duket do të integrohen edhe në Notes.
Për më tepër, përditësimet do të përfshijnë edhe një opsion që përmbledh pikat kryesore nga teksti ose audio e regjistruar.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












