Koronavirusi: çast pas çasti
Si do të duken udhëtimet pas pandemisë
Pandemia Covid-19 ka bërë që të paralizohen linjat ajrore dhe të ndalohen udhëtimet mes shteteve. Por, si do të jenë udhëtimet pas koronavirusit?

Dëshira për të udhëtuar mbetet e madhe. Madje, bllokimi në shtëpi, ka bërë që njerëzit mezi të presin të kalojë kjo pandemi dhe të jenë të lirë të udhëtojnë. Edhe pse virusi korona do të lë pasoja, dëshira për të udhëtuar nuk do të shuhet.
“Njerëzit nuk kanë ndryshuar dëshirën për të shkuar në vende të ndryshme, por domosdoshmërisht do të jenë shumë më të kujdesshëm për atë që bëjnë”, është shprehur Adam Blake, një profesor i ekonomisë dhe drejtues i kërkimit në Departamentin e Turizmit dhe Mikpritja në Universitetin Bournemouth në Mbretërinë e Bashkuar.
“Dhe ata do të kërkojnë të binden që udhëtimi është i sigurt dhe do të duan t’i shohin vetë ndryshimet aktuale fizike të bëra për një udhëtim më të sigurt”, ka shtuar tutje ai.
Tani për tani, ne nuk e dimë se kur ose si do të kalojë pandemia. Por pasi të përmirësohet kriza e shëndetit publik, udhëtarët gjithashtu do të duhet të shohin rënie të çmimeve që të lëvizin përsëri, thonë analistët. Këtu janë 8 gjëra që udhëtarët do të kërkojnë të shohin për të udhëtuar përsëri.
Lundrimet do të jenë shumë të lira
“Udhëtarët që ndihen rehat me udhëtim me anije, do të gjejnë çmime shumë të lira me rinisjen e linjave të anijeve”, thekson Christopher Anderson, profesor i biznesit në Shkollën e Hoteleve të Universitetit Cornell në Ithaca, Neë York.
Sfida do të jetë në tërheqjen e klientëve të rinj për udhëtime, “e cila do të jetë thelbësore për mbijetesën”, thotë ai, pas titujve rreth shpërthimeve të koronavirusit në anije. Anderson shton se anijet e reja që po ndërtohen, të cilat do të kenë një kapacitet më të vogël për udhëtarët, mund të jenë një zgjidhje e mirë për të tërhequr klientë.
“Të gjithë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për lundrim, strehim apo hotel, do të duhet të ndryshojnë mënyrën se si monitorojnë dhe pastrojnë mjedisin me të cilin ndërveprojnë konsumatorët, në mënyrë që të rrisin nivelin e tyre të rehatisë”, thekson Anderson. Dezinfektuesit e duarve do të jenë kudo dhe të gjitha sipërfaqet do të dezinfektohen për t’u treguar klientëve se sa të sigurt janë.
Hoteleve do t’ju duhet të komunikojnë qartë procedurat e pastrimit për turistët
Normat e hoteleve në SHBA u ulën me 30% javën pas 21 Marsit, sipas Freitag, dhe “tarifat patjetër do të zbresin para se të rikthehen”. Ai nuk parashikon rrëzimin e ndonjë segmenti të industrisë së hotelerisë në SHBA, por do të ketë ndërprerje, që në shumë raste do të jenë të padukshme për mysafirët.
Udhëtarët mund të ndihen më të sigurt në hotele
Anderson thotë se një shpëtim për të ardhurat e hoteleve mund të jetë jorehatia e udhëtarëve në banesa me qira, sepse këto prona mund të kenë vështirësi për të arritur standardet e pastrimit.
Do të kërkohen aeroplanë me pak pasagjerë
“Njerëzit do të jenë më rehat nëse udhëtojnë në ajër, nëse aeroplanët nuk janë plot”, është shprehur Anderson. “Nëse duam vërtetë ta kthejmë këtë, linjat ajrore duhet të fluturojnë me vende të zbrazëta dhe me çmime dramatikisht më të ulëta se sa kemi pasur verën e kaluar,”- thotë ai.

Udhëtimet për biznes mund të nxisin rimëkëmbjen për linjat ajrore
“Unë besoj se njerëzit kanë nevojë për ndërveprim dhe është e mundur që për shkak të një pauze të zgjatur në marrëdhëniet e rregullta të biznesit, mund të rifillojnë udhëtimet ajrore”, plotëson ai.
Udhëtarët e linjës ajrore do të kenë më shumë fleksibilitet në rezervime
Anderson pret që linjat ajrore do të vazhdojnë të jenë më pak të rrepta me anulimin dhe ndryshimin e tarifave, për një periudhë kohe.
Rritja e qëndrueshmërisë është një humbje e mundshme
Turizmi, udhëtimi i qëndrueshëm dhe mjedisi, ishin ndër temat më të diskutuara të udhëtimit përpara përhapjes së koronavirusit.
“Ne mund t’i rikthehemi kësaj në një mënyrë shumë më të përgjegjshme dhe etike kur të përfundojë kjo krizë,” nënvizon Peter Greenberg.
E-Diaspora
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep Mësohet se një operacion i Karabinierëve në zonën e Centro-s, në Genova, çoi në arrestimin e...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
Jeta në Austri
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri Ndër ngjarjet kryesore të kësaj jave, zbulohet se çfarë do të thonë rezultatet e zgjedhjeve të...
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare