Kosova
Si do të bëhet zëvendësimi i deputetëve serbë të dorëhequr
Lista Serbe në fillim të kësaj jave dorëzoi mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë deputetë të këtij subjekti politik morën këtë vendim si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me targat, përcjell albinfo.ch.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca po të hënën procedoi kërkesën për zëvendësimin e tyre.
Tani dhjetë deputetët e dorëhequr do të zëvendësohen me dhjetë të tjerë të këtij subjekti politik.
Valdete Daka, ish-kryetare e KQZ-së, tha për Gazetën Online Reporteri.net se zëvendësimi do të shkojë sipas radhës në Listën Serbe, derisa ka kandidatë.
“Sa u përket deputetëve, procedura shkon sipas zëvendësimit. Pra, kërkesa tashmë është bërë. Edhe KQZ i zëvendëson sipas radhës, nga i njëjti subjekt politik, derisa ka kandidatë. Të njëjtit kandidatë ftohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për ta dhënë betimin”, tha Daka.
Por, nëse do të ndodhë të kemi rastin, që të njëjtit nuk do të pranojnë, atëherë ish-kryetarja e KQZ-së thotë se do të vazhdohet me subjekte të tjera politike, po nga i njëjti etnitet.
“Nëse të njëjtit që shkojnë sipas radhës nuk pranojnë, atëherë vazhdojnë me tjera subjekte politike, nga i njëjti etnitet jo shumicë, të cilët kanë garuar për vendet e rezervuara në Kuvend”, tha Daka.
Por, kush janë kandidatët në radhë që do të mund të zëvendësojnë deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës?
Në listën prej 20 kandidatësh të Listës Serbe, dhjetë prej tyre tashmë mund të jenë zëvendësues të atyre që u dorëhoqën.
Milan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Jokiq, Ksenija Bozoviq, Rados Mihajloviq, Biljana Maksiq, Milan Joksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Nenad Redakonviq, Dragana Antonijeviq janë emrat e Listës Serbe që mund të gjejnë ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














