Lajme

Shumica e qytetarëve nga kantonet zvicerane-gjermane refuzojnë të vaksinohen

Shumica e atyre që nuk duan të vaksinohen, jetojnë në kantone zvicerane-gjermane

Ekziston një numër veçanërisht i madh i njerëzve që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit në Obwalden – rreth 40 për qind e popullsisë, sipas një analize të re nga instituti kërkimor Sotomo, transmeton albinfo.ch.

Ka edhe shumë skeptikë që jetojnë në Appenzell Innerrhoden, ku 35 për qind refuzojnë vaksinimin. Në gjithë Zvicrën, ky numër është 22 për qind.

Anti-vaksistët zakonisht punojnë në bujqësi, kanë tendencë të jenë me pak të paguar dhe kanë tendencë të jenë më të lirë në këtë aspekt, zbuloi studimi, shkruan 20 minute.

Fakti që popullata e këtyre kantoneve rurale është prekur më pak nga pandemia, mund të shpjegojë pse një përqindje kaq e lartë e njerëzve kundërshtojnë vaksinën, tha Martin Sigg, Presidenti i Shoqatës Mjekësore të Obwalden. /Albinfo.ch