Lajme
Shumica e atyre që kanë kaluar kovidin, vuajnë nga pasojat mbi një vit më vonë
Studimi i publikuar në revistën e specializuar “Swiss Medical Weekly” bazohet në intervistat me gjithsej 90 pacientë të shtruar me Covid-19
Një studim nga Spitali Kantonal Aarau (KSA) dhe Spitali Universitar i Bazelit tregon se 70 për qind e pacientëve me koronavirus, të përfshirë në studim, të cilët kanë qenë të shtruar në spital, kishin ende simptoma pas sëmundjes, edhe pse kishte kaluar së paku një vit nga qëndrimi i tyre në spital.
Simptomat më të zakonshme të tyre ishin: lodhja (46 për qind), vështirësitë në përqendrim (31 për qind), gulçimet (21 për qind) dhe ndjesia jo e mirë pas sforcimit (20 për qind), transmeton albinfo.ch. Rreth një në pesë pacientë deklaruan gjithashtu se vuanin nga simptomat e ankthit ose depresionit.
Studimi i publikuar në revistën e specializuar “Swiss Medical Weekly” bazohet në intervistat me gjithsej 90 pacientë të shtruar me Covid-19, shkruan srf.ch.
Sipas autorëve, ata persona që kishin qëndruar në spital për një kohë të gjatë, kishin një sëmundje të rëndë dhe përgjithësisht vlerësonin gjendjen e tyre shëndetësore, ishin në një rrezik të shtuar për Long Covid.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











