CH-Ballkani

“Shumëllojshmëria fetare në Kosovë”

Ambasada e Gjermanisë organizon konkursin e radhës me fotografi.

Ambasada gjermane në Prishtinë kërkon fotografinë më të bukur në një garë të fotografive që këtë herë ka për temë”Shumëllojshmërinë fetare në Kosovë”.
 Fotografitë më të bukura do t’i publikoj në një galeri të re në rubrikën “Willkommen in Kosovo” (Mirë se erdhët në Kosovë)
“Na tregoni nëpërmjet lentës së kamerës tuaj se çfarë trashëgimie kulturore dhe fetare ka Kosova, se çfarë do të thotë për ju shumëllojshmëri në Kosovë në këtë aspekt dhe si e përjetoni ju atë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ambasada e Gjermanisë.

“Fotografitë më të bukura do të publikohen në një galeri të re në rubrikën “Willkommen in Kosovo” (Mirë se erdhët në Kosovë) në faqen tonë të internetit, përkatësisht në versionin e gjuhës gjermane të kësaj faqeje. Ndërsa fotografia fituese do të jetë fotografia e re e ballinës së faqes tonë zyrtare në facebook”, thuhet në fund të këtij njoftimi të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.​