Kosova
“Shumë zhurmë për asgjë”: 10 vjet që kur Kosova nisi dialogun për liberalizim vizash
U bënë 10 vjet që kur Kosova ka nisur negociatat me Komisionin Evropian për heqjen e vizave. Sot, ende qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë, pavarësisht se shteti i ka përmbushur kriteret për liberalizim, e se ky komision ka përkrahur një gjë të tillë, përcjell albinfo.ch.
Negociatat u nisën më 19 janar 2012. Vendi, pos kritereve të zakonshme, u përball edhe me disa të tjera shtesë. Ndër më në zë ishte çështja e demarkacionit me Malin e Zi, që u përmend vazhdimisht si kusht për liberalizim vizash.
Me periudhën 10-vjeçare që kur kanë nisur negociatat, Kosova ka kaluar periudhën më të gjatë në rajon në këtë status-quo. Përderisa as 10 vjet s’kanë mjaftuar për Kosovën, Gjeorgjia ishte shteti tjetër që për më së gjati ka ngelur në situatën e njëjtë – për katër vjet.
Për dallim nga Kosova, Shqipërisë e Bosnjës u janë dashur nga tre vjet, ndërsa Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë nga dy vjet, sipas një grafike të postuar nga Instituti Epik.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












